Kur betohen për flamurin e tyre kombëtar

Autori përfundimtar të tekstit të famshëm amerikan të betimit mbi flamur (Pledge of Allegiance) për besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte shpikur edhe një shenjë simbolike që duhej bërë gjatë betimit. Ajo ishte mbajtja e krahut të djathtë të shtrirë, përpara dhe lart.
Emri i tij ishte Francis Bellamy dhe shtrirja e krahut gjatë recitimit është njohur si Nderimi Bellamy (lexohet: Belami). Ai ishte figurë komplekse, prift por me pikëpamje socialiste.
Më 1892, Bellamy redaktoi dhe solli në formën që njohim sot vargjet e shkruara fillimisht nga Kolonel George Balch (Xhorxh Belç) në 1887.
Nuk ka shkollë amerikane ku nuk janë recituar në shekuj vargjet e betimit mbi flamur. Ato janë sanksionuar tashmë nga Kongresi Amerikan në viitin 1942.

bellamy_salute
Mirëpo pikërisht në atë kohë kishte lindur edhe një nga debatet e shumta rreth këtij betimit. Nderimi me dorën e shtrirë lart ngjante shumë me mënyrën e nderimit romak që kishin adoptuar në mënyrat e tyre, regjimet naziste dhe fashiste, përkatësisht në Gjermani dhe Itali.
Gjithnjë e më shumë amerikanë nuk ndjeheshin mirë kur bënin nderimin e tyre tashmë tradicional për shkak se simboli ishte përlyer nga përvoja nazi-fashiste. Kur SHBA hyri në luftë dhe amerikanët po binin dëshmorë me mijëra debati u acarua.

Bellamy_salute_1915

Kështu, bashkë me çimentimin e tekstit të betimit, nga Kongresi, në vitin 1942, u bë edhe ndryshimi me ligj i formës së nderimit gjatë recitimit para flamurit. Në vend që të shtrihej krahu, u vendos që të vendosej një dorë mbi zemër.
Ashtu veprohet edhe sot e kësaj dite.

betimi mbi flamur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here