Për shkak të pozitës gjeografike dhe gjeopolitike në rajonin e Pejës kanë mbetur gjurmë të okupimit dhe qëndrimit të ushtrive dhe pushteteve të ndryshme, duke filluar prej atyre romake, bizantine, sllave, osmane e të tjera.

E në mesin e tyre janë edhe gjurmët e qëndrimit të ushtrisë së Perandorisë Austro-Hungareze nga dekadat e para të shekullit XX, shkruan Naser Ferri, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Peja bie nën sundimin osman në vitin 1462 dhe me emrin Ipek njihej si qendër e sanxhakut me katër kazá (njësi administrative): të Pejës, Gjakovës, Gucisë dhe Beranës me në krye sanxhakbeun Mahmut Pasha Dukagjini.

Pas Kongresit të Berlinit, sidomos pas vitit 1903 (kur në Serbi erdhi në fron dinastia Karagjorgjeviq, e cila i kishte shkëputur lidhjet e mëhershme me Austro-Hungarinë dhe ishte lidhur me Rusinë) kishte ndërruar qëndrimi i fuqive të mëdha ndaj shqiptarëve, kështu që Austro-Hungaria, Italia, Gjermania ishin për një Shqipëri autonome, ndërsa Greqia, Franca, bashkë me Rusinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi ishin për copëtimin dhe ndarjen e Shqipërisë etnike.

Në vitin 1911, Peja kishte qenë sanxhak i kategorisë së dytë brenda Vilajetit të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here