Të huajt që kanë shkruar për Arbërinë dhe për gjuhën e saj nuk janë të pakët. Mjafton të kujtojmë që albanologët më të rëndësishëm në periudhat më kyçe historike ishin të huaj.
Ndër këto albanologë janë dalluar gjermanët, të cilët asnjëherë nuk reshtën së studiuari gjuhën shqipe. Kështu sot një vlerë tepër të madhe për gjuhën shqipe ka fjalori etimologjik e Majerit i cili kishte korrespondenca të vazhdueshme me dom Ndre Mjedën me të cilin rrahte mendime dhe bënte diskutime mbi veprën e tij.
Por gjermanët të cilët u morën në veçanti me fjalët ishin dy:
Arnold von Harf dhe Gotfried Wilhelm Leibnitz, të dy për arsye dhe në aspekte të ndryshme.
Arnold von Harf ishte një kalorës gjerman nga qyteti i Këlnit, i cili po kalonte në territoret tona dhe kështu, duke dashur të thjeshtësonte komunikimin e tij me popullin, shkroi një fjalorth i cili ka 26 fjalë, tetë fraza e disa numërorë.
Më poshtë janë fjalët që janë në fjalor (në fjalorin origjinal pranë tyre janë fjalët gjermane, por ne po i paraqesim të përkthyera në shqipen e sotme):
boicke – bukë
vene – venë
oie – ujë
mische – mish
jat – gjathë,djathë
foeije – ve
oitter – uthër,uthull,ufull
poylle – pulë
pyske – peshk
krup – krypë
myr – mirë
kyckge – keq
megaru e – me ngrënë
pijne – pimë
taurene – tavernë, pijetore
geneyre – një nieri
growa – grua
denarye – denari
sto -‘shtu, po
jae – ja,jo
criste – Krisht
dreck – dreq
kijrij – qiri
kale – kalë
elbe – elb
fijet -fjetë
Gotfried Wilhelm Leibnitz ishte një filozof i shquar gjerman, shkolla filozofike e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot në botë. Ai shprehu interes për gjuhën tonë, gjë e cila shfaqet nga korrespondencat e tij të vazhdueshme me intelektualët dhe studiuesit e kohës.