6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Si dhe pse u “fsheh” imazhi i Ahmet Zogut në kartëmonedhën shqiptare...

Si dhe pse u “fsheh” imazhi i Ahmet Zogut në kartëmonedhën shqiptare në vitin 1939!

Gjatë pushtimit italian në Shqipëri u prodhuan një seri kartëmonedhash e mes tyre kishte edhe një kartëmonedhë provizore, e cila kishte si qëllim që t’i jepte kohë italianëve që të përgatisnin modelin e ri të saj. Në atë periudhë, kartëmonedhat mbanin figurën e Ahmet Zogut dhe ndryshimi që duhej bërë ishte fillimisht vizual.

Në kushtet e pushtimit, do të ishte e pafavorshme për italianët që kartëmonedha të mbante figurën e mbretit të arratisur. Ambasadori amerikan në Tiranë në dokumentet e atyre viteve shkruan se për të hequr figurën e Zogut nga qarkullimi u mblodh dhe u tërhoq e gjithë kartëmonedha shqiptare dhe u rihodh në treg pasi fytyra e Zogut u fshi prej saj.

Kartëmonedha 100 franga ari ishte emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926 dhe portreti kryesor ishte ai i Ahmet Zogut, sëbashku me peisazhin e urës së Gomsiqes në Pukë. Në pjesën e pasme, kartëmonedha kishte një peisazh të lumit Drin.

Për të hequr figurën e mbretit të arratisur, italianët do të ndiqnin një praktikë që ishte ndjekur edhe më herët në vitin 1913 me pullat postare.

Pas shpalljes së Pavarësisë së vendit, ndërsa pritej printimi i pullave të postës me elementë shqiptarë, për të vijuar shërbimin do të përdoreshin pullat e periudhës osmane, të cilat u vulosën (me vulën e prodhuar në Itali) përsipër me imazhin e një shqiponje dykrenare

.

Edhe në këtë rast, praktika do të ishte e njëjtë! Kartëmonedha 100 franga e 1926 do të vulosej me imazhin e një shqiponje dykrenare. Vula me shqiponjë do të fshinte/fshihte imazhin e Zogut.

Në këtë mënyrë, kartëmonedha do të përdorej e tillë deri në vitin 1940 kur u emetuan kartëmonedha me simbolika e imazhe të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments