Artistët kanë frikë t’i shprehin historitë famkeqe të kohës së Enver Hoxhës, ndërsa në Muzeun e skllavërisë në Albama paraqiten skulpturat e skllevërve me ngjyrë.

Ilir Muharremi

Ilir Muharremikritik i artit

Arti është neutral nuk ju përshtatet sistemeve, nuk ju lëpinë këmbët udhëheqësve, nuk bëhet vegël ligësie, nuk bëhet gërmadh verdhacake, nuk përkulet sepse syri bie poshtë e dora kapet lart. “Qe jeta të ketë pamje të bukur, loja e saj duhet luajtur si duhet dhe për këtë duhen palaço të zotë”, thoshte Friedrich Nietzsche. Palaço dhe frikacakë të zotë kishte “artistë”në kohën e realizmit socialist të cilët nuk e përshkruanin jetën ashtu siç ishte, por ashtu siç duhej të ishte.

Në Shqipërinë e kohës së Enver Hoxhës, prodhimi artistik gjithmonë ishte i lidhur ngushtë me konfliktet e brendshme të shtetit. Isa Blumi, profesor i asociuar në Universitetin e Stokholmit dhe specialist për Shqipërinë, thotë se sa herë që regjimi i Hoxhës e ndryshonte orientimin e vet, qoftë duke ia kthyer shpinën BRSS-së apo Kinsës së Maos, kishte pastrim të elitës politike ekzistuese, dhe rrjedhimisht diktatet e reja i imponoheshin jetës kulturore. Arti socialist realist shqiptar, në masë të madhe si arti socialist realist në përgjithësi, doli në shërbim të ideologjisë politike.

Në pikturë artistët ishin tej mase të kufizuar dhe të shtypur: figura e udhëheqësit prezantohet e vetme, ndërsa në sfond të saj dallohet një det i trazuar apo një peizazh i zbrazët e i pafund. Në tentativë për të ndërtuar një figurë që do mposhtë e vetme vështirësitë e materializimit të revolucionit, figura e udhëheqësit në këtë version, është sa romantike aq dhe vizonare, si një imazh i ardhur nga një botë tjetër e largët. E vendosur, ajo zhytet në vetminë e idealit, peshën e së cilës vetëm ajo mund ta mbajë.

Në art në këtë kohë nuk kishte imazhe me lypësa, hajdutë xhepash, grabitës çantash, krim, dhunë, alkool, skandale, pornografi, seks, tradhëti, drogë, homoseksualizëm, por gjithnjë shprehej puna e dy gjinive, gratë me kraharor të zgjeruar dhe duar të mëdha  mashkullore duke mbajtur kazmën, poashtu edhe burrat duke punuar në fabrika si propagandë e punës së madhe dhe ndihmës së shtetit në atë kohë. Nëse pikturohej diktatori ai gjithmonë ishte ulur në karrige, në tavolinë kishte një libër ose fletore derisa  në dorë mbante një stilolaps. Në fytyrë mbante një buzëqeshje të lehtë.

Kjo për të shprehur optimizmin dhe anën intelektuale të tij. Në një farë forme arti mundohej të paraqitej si parajsë socialiste e bukur tok me jetën e saj kohe. Mirëpo pjesa e errët e realitetit i kishte të drejtat minimale ose zero njerëzore sepse artisti nuk ishte i lirë të paraqiste  përndjekje, internime, burgosje, dënime kapitale të bëra nga diktaroti Enver Hoxha i cili ndërtonte shoqërinë mbas imazhit të tij. Këto të fundit as që bëhej fjalë t’i shihje në tablo të artistëve, por as sot artistët nuk kanë “tope” ta bëjnë një art të tillë të shprehin historinë famkeqe të kohës së Hoxhës sikur vendet perëndimorë saktësisht në Muzeun e skllavërisë në Albama ku paraqiten skulpturat e skllevërve me ngjyrë, të lidhur me pranga, të lodhur, të rrahur, të torturuar mu nga të bardhët e këtij vendi.

Vendet perëndimore i mbajnë gjallë historitë e vërteta të tyre pavarësisht a kanë ndodhur nga vet ata, a kanë ushtruar krim të moçmit e tyre mbi skllevëritë, historitë kriminale edhe Shqipëria të kohës së diktaturës nuk duhet t’i fshehë por t’i prezantoj qoftë përmes skulpturës, pikturës ose arteve të tjera. Mos të mbesin vetëm si fakte e një historie të shkruar të zinxhirëve dhe litarëve dhe vrasjeve.

Pse ende artistët nuk janë të lirë dhe luajnë role të marionetave në Shqipëri? Ka ikur koha kur njerzit ftoheshin të shijojnë spektaklin e të mos kenë guxim të shtrojnë pyetje si u ngjiz edhe gjithë kjo. Fëmijët dhe pasardhësit tjerë duhet sakt t’i njohin veprimet monstruoze të kohës së diktaturës qoftë në skulpturë dhe do të ishte mirë që në skulpturë të paraqiteshin viktimat e kësaj kohe të krijohen me kompozcione reale dhe artistike.

Referencat:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/ëp-content/uploads/2015/10/Doktoratura-Ermir-Hoxha-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Arkieologjise-dhe-Trashegimise-Kulturore.pdf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here