Në Shqipëri dhe jo vetëm vazhdon të ketë një kakofoni zërash politikë nëse ekziston apo jo Ligji i Luftës me Greqinë. Shpesh qeverisjet e majta apo të djathta akuzojnë njera-tjetrën, por në fakt pak ose aspak ka lëvizur rreth kësaj çështjeje.

Një dokument ekskluziv përgënjeshtron si politikanët shqipatrë ashtu edhe zyrtarët e lartë grekë. Gjatë vizitës së paradokoshme në në Tiranë, ministri i Jashtëm grek Kotzias ka deklaruar se Ligji i Luftës me Shqipërinë nuk ekziston.

Ky është qëndrimi i përhershëm i ministrave grekë që vizitojnë Tiranën, po sa bazë ligjore ka ky qëndrim? Në 15 tetor 2013 ish-ministri i Mbrojtjes i Greqisë i asaj kohe Venizellos ka thënë në Tiranë gjatë takimeve me zyrtarët shqiptarë se Ligji i Luftës me Shqipërinë, ose siç njihet ndryshe ligji 2636 i vitit 1940 është hequr që në vitin 1987.

Por ndryshe nga ç’pretendojnë dhe pohojnë autortitetet më të larta të Athinës zyrtare, mediat kanë zbuluar një shkresë zyrtare Jashtme të Greqisë, dërguar për Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, në përgjigje të një shkrese të kësaj të fundit ku pala shqiptare ka pyetur nëse Ligji i Luftës është apo jo në fuqi.

Dhe pala greke përgjigjet: Ligji 2636 i vitit 1940 është në fuqi. Dokumenti mban datën 28 qershor 1999. 12 vjet pas vitit 1987, vit të cilin Venizellos e citoi si datën e heqjes së ligjit dhe pengesave që sjell ai. Pyetja është e thjeshtë: Nëse përfaqësuesi i lartë i shtetit grek deklaron në një vizitë zyrtare se Ligji i Luftës është hequr në 1987, si është e mundur që një shkresë zyrtare e shtetit helen thotë qartë 12 vjet më pas që ky ligj ekziston?

Përkthimi i dokumentit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë

Republika e Greqisë, Ministria e Punëve të Jashtme, E3
DIDDY, F. 237/269
NOTË VERBALE

Dërguar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë i paraqet mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe duke ju referuar shënimit të Ambasadës Nr. Prot. 131, datë 18.6.1999 ka nderin të informojë Ambasadës e nderuar që Ligjet greke, Nr. 2636/1940 dhe 4506/1966 janë akoma në fuqi. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Ambasadës së Republikës së Shqipërisë konsideratat më të larta.

Athinë, 28 Qershor 1999

Ligji i forcës 2636/1940 ose ligji i luftës Greqi-Shqipëri Ligji me numër 2636/1940 njihet si “ligji i forcës” ose si Ligji
i Luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë i miratuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me pretendimin se Shqipëria kishte
ndihmuar ushtrinë italiane kundër Greqisë, ligji u hartua të përdorin pasuritë e paluajtshme të shtetasve të shpallur
si armiq me ligjin e forcës. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë
bankare, prona intelektuale, etj.

Intervista e Avramopulos në 5 nëntor 2013: Traktati i Paqes e shuan Ligjin e Luftës Zoti Avramopoulos, një çështje shumë e debatuar është ekzistenca e ligjit të luftës….

Dimitris Avramopulos: Ky ligj lufte, nëse ekziston diku duhet të themelohet. Ku bazohet? E do t’iu them se çfarë
nënkupton. E para, në vitin 1986, Greqia dhe Shqipëria nënshkruan një traktat paqeje. Është diçka në kundërshtim
me njëra-tjetrën që të kesh një traktat miqësie nëse ekziston një gjendje lufte…Ligji i luftës jo vetëm që nuk ekziston, por është shuar fare e i përket historisë.

Megjithatë, zoti ministër, kjo është një notë zyrtare e Ministrisë së Jashtme Greke e vitit 1999, në të cilën shkruhet se ligji ekziston… Dimitris Avramopulos: Ju analizova që ligji si realitet nuk ekziston, pra nuk ekziston as në mendje e as në politikën tonë. Atë e shuan vitet që kaluan, marrëdhëniet e reja mes vendeve. Nëse do të kishte një ligj lufte, nuk do të kishte një milionë shqiptarë në Greqi, ashtu siç nuk do të kishte as minoritet grek në Shqipëri. Duhet të çbllakanizojmë Ballkanin dhe besoj se e kuptoni çfarë duam të themi.

Prandaj, siç thashë më parë duhet të përfundojmë të gjitha këto çështje të cilat dalin dhe duket s’e nxjerrin në pah
pengesa…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here