Në vitin 1960 kur sigurimi i shtetit e kishte afirmuar vetën qoftë për shkak të suksesit ndaj përpjekjeve nga jashtë për të rrëzuar rrëzimin e Enver Hoxhës qoftë për shkak të tutelës absolute që kishte vendosur mbi popullin e thjesht kur për një pjesë të shqiptare propaganda e kishte mitizuar dhe kur nga ana tjetër arrestimet dhuna dhe torturat e kishin demonizuar përpjekjet për pjesën tjetër.
Një i panjohur duke u hequr si oficer me gradën major arriti të depërtoj deri në zemër të këtij shërbimi sekret .
Historia thotë se për tetë muaj më radhë ai u trajtua nga kolegët si kapiten dhe si major i sigurimit të shtetit në Shkodër dhe sidomos në Durrës duke përfituar edhe gjithë komfortin që ofronte ky post i lartë.
Posedoi armë dhe uniformë me grada majori mori pjesë,arrestime dhe dha mendime për misione të ndryshme u ushqye dhe u akomodua pa paguar asnjë qindarkë në restorantet dhe hotelet më të mira madje fal postit të ri të punës realizoi në një kohë rekodr edhe një fejes më vajzën që i pëlqente .