Përkundër një fushate të egër që kishte ndërmarrë regjimi komunist i Enver Hoxhës për shkatërrimin e objekteve fetare pas ndalimit të fesë më 1967, autoritetet shqiptare të kohës kishin kursyer kodikët e vjetër.
Sot, në Arkivin Qendror Shtetëror, përkatësisht në Fondin 488, ruhen 128 kodikë dhe fragmente. Ndër ta më të njohurit janë dy kodikët e Beratit, Codex Purpureus Beratinus dhe Codex Aureus Anthimi.
Këta dy kodikë, të cilët i takojnë shekullit të 6-të përkatësisht atij të 9-të, janë shkruar me germa të arta dhe të argjenda. Më 1971 të dy këta kodikë ishin dërguar në Republikën Popullore të Kinës për restaurim, ku siç tregon paleografi Sokol Çungapërveç restaurimit edhe janë kopjuar jo në kopje faksimile por në kopje që u përngjasojnë origjinalëve.
Se sa të çmuar janë këta dy kodikë dhe cila është vlera e tyre mund të kuptoni nga rrëfimi i arkivist helenist Sokol Çunga, dhënë për emisionin COSMO në KTV.