Dy libra që mund të gjenden në Google, ‘Testamenti i Vjetër dhe Apokrifa’ dhe ‘Libri i Gjenezës’, thonë se 8 mbretër të pavdekshëm e sunduan Tokën për 241,200 vjet.
Në librin e gjenezës në Google është një listë me emra mbretërish, qytetesh dhe kohëzgjatjen e sundimit të tyre.
Sipas kësaj liste, ishin tetë mbretër që e sunduan Tokën – të cilët erdhën nga parajsa, transmeton Gazeta Express.
Pastaj në libër flitet për një përmbytje – “Këto janë pesë qytete, tetë mbretër i sunduan ato për 241,000 vjet. (Pastaj) përmbytja përfshiu (tokën)”.
Disa kopje të një teksti misterioz që referohet si “Lista e Mbretërve Sumerian” janë zbuluar gjatë viteve të fundit nga arkeologët në rajone të Babilonisë së lashtë dhe Asirisë.
Besohet se ka shumë kopje të një dorëshkrimi origjinal i cili mendohet se është shkruar gjatë ‘Dinastisë së Tretë të Ur’ nga shumica e historianëve, edhe pse disa mendojnë se është shkruar edhe më herët.
Shembulli më i mirë i këtij teksti të lashtë quhet ‘Weld-Blundell Prism’ dhe është i hapur për publikun në Muzeun Ashmolean në Britani