Një ndër betejat më të mëdha dhe shkvtërrimtare për forcat osmane, është pa dyshim beteja e Torviolit. Skënderbeu, 576 vjet më parë mposhti fvrca të mëdha osmane në fushën e Torviolit – e njohur ndryshe, si Beteja e Dibrës së Poshtme

Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit. Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviolit, ku pas një beteje taktike nga Skënderbeu, u varnë 22 mijë ushtarë osmanë, kurse, në radhët e shqiptarëve pati të vr.arë, vetëm disa qindra.

Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e 25 vjet Iuftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit. Beteja e Torviolit “… Për të rivendosur sa më shpejt pushtetin osman në tokat shqiptare; tregon Barleti, që është burimi kryesor për njohjen e këtyre ngjarjeve; Sulltan Murati II ngarkoi Ali Pashën një nga komandantët e tij më të shquar“. Ky duhet të ketë qenë Ali Beu i mëparshëm, subash i Shkupit. Në krye të disa mijra ushtarëve, në qershor të 1444 ai iu drejtua rajonit më të pasur të çliruar nga Skënderbeu, që ndodhej më afër Shkupit, pra, në Dibrën e Poshtme. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Beteja u zhvillua në verë të 1444 në një fushë të Dibrës së Poshtme të palokalizuar ende, që konvencialisht është emëruar me emrin Beteja e Torviolit. Xh.Biemi ( shekulli XVIII ) si datë përmend 29 qershor 1444. Duke marrë për bazë përshkrimin e terrenit ku është zhvilluar beteja që na jep Barleci, si dhe pozitën strategjike që ka terreni pranë rrugës Egnatia, ku edhe sot vërehen varreza të shumta e të vjetra, pranë vendit të quajtur “ Zabeli i Begut “ – ( 8 km në veri të Strugës ), rezervojmë idenë se kjo betejë (e Torviolit ) duhet kërkuar në trekëndëshin e fshatrave Dobovjan-Tatesh-Dollogozhdë, rreth 8-9 km në veri të Strugës.

E goditur nga të gjithë anët, së fundi edhe nga forcat e freskëta të komanduar nga Kont Urani, vshtria osmane e coptvar pësoi hvmbje të rënda dhe u shpartallua plotësisht. Shqiptarët në këtë betejë Iuftuan heroikisht dhe arritën një fitore të shkëlqyer. “Në atë betejë; shkruan Barleti; “Luanët komanduan luanët”. Fitorja e Torviolit pati jehonë të thellë në Shqipëri, si dhe në vendet tjera. Ajo përforcoi besimin e shqiptarëve te Skënderbeu dhe ushtria e Besëlidhjes, si dhe te Iufta e drejtë e tyre për mbrojtjen e lirisë Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Në vjeshtën e vitit 1445 shqiptarët pritën në brezin kufitar lindor, dy vshtri osmane: njëra në luginën e ngushtë të Mokrës dhe tjetra në atë të Dibrës. Barleti, ndër të tjera thotë: “ Skënderbeu zuri menjëherë i pari dhe e mbushi me vshtarë të ar.matosur një luginë të ngushtë, që e quajnë lugina e Mokrrës dhe që ishte e vetmja rrugë për barbvrin… Tanët po prisnin me një heshtje të pandërprerë gjersa panë se barbvri po hynte në luginë plot gëzim se kalorësia ishte rrethuar nga katër anët prej qafash plot dushk e malesh dhe prej shkëmbinjsh th.ikë…”.

Ndërkaq, F.Noli për këtë betejë thotë: “ …Këtë herë vshtria turke nuk erdhi nga Kosova në Dibër të Poshtëm , por nga liqeni i Alhrisë, në fushën e Mokrës afër Dibrës së Sipërme ” . Duke pasur parasysh se edhe Mokra e anës së Rekës edhe e anës së Debërcës kanë afërsisht terren identik, në këtët rast; thotë studijuesi Aziz Ndreu – duke u bazuar te Barleci, mund të ngatërrohemi se për cilën Mokërr bëhet fjalë, e sidomos kur thotë se “ishte e vetmja rrugë kalimi për barbvrinë “ . Por, përderisa vinte nga Alhria (Ohri), është e qartë se kemi të bëjmë me Mokrën e anës së Debarcës. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here