Filozofi grek i shekullit VI para Krishtit mbetet një enigmë: matematicien racionalist, apo “gjyshi” i “new age”?

I përket një epoke, asaj arkaike paraklasike, ku “i urti” kishte një formë dije autoritare dhe shumëformëshe, që e bënte të privilegjuar dhe prestigjoz atë që e zotëronte. Ndonjëherë, dhe ky ishte rasti i Pitagorës, kjo “dije më e madhe” në krahasim me vdekatarët e zakonshëm shoqërohej me një karizmë të jashtëzakonshme personale, e cila i jepte figurës një natyrë pothuaj mbinjerëzore. Dhe mbinjerëzore konsiderohej nga disa kronistë të lashtësisë, edhe lindja e filozofit…

Pamja si një guru indian, bashkuar me trurin e një shkencëtari dhe spiritualizmin e një mësuesi asketik budist. Pak Gandi dhe pak Einstein, racionalitet i pastër në përzierjen “neë age”: është kjo esenca e Pitagorës. Po, pikërisht babai i teoremës së famshme mbi gjatësinë e brinjëve të trekëndëshit këndrejtë, e para që studiohet në shkollë kur mëson gjeometrinë.

Megjithatë, intuita matematikore është vetëm një nga shumë aspektet e këtij greku shumëdimensional. Njeri i virtytshëm, besimtar i fortë në rimishërimin, animalist dhe vegjetarian, babai i meditimit dhe terapisë muzikore perëndimore; gjysmëperëndi me fuqi të mbinatyrshme sipas dishepujve të tij dhe rrëfimtar dinak, tifoz i qeverisë oligarkike, sipas kritikëve të tij: cili ishte me të vërtetë i urti kontradiktor?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here