Diktatorëve nuk e shërbejnë aftësi të veçanta. Më e rëndësishmja është të shfaqet njeriu i duhur në momentin e duhur

Mëshimi më shumë mbi ndjenjat sesa mbi arsyen: më mirë pasioni sesa koherenca. Në fund të fundit, fjala “dashuri” është përdorur shumë në diktatura (Mussolini: “Do të doja që një ditë italianët të dinin të kujtonin se parasëgjithash i kam dashur”).
Përdorimi i miteve, që kanë një forcë bindëse më të madhe pasi lëvizin vetëdijen dghe shmangin konfrontimin me realitetin. Hitleri i bëri apel mitit të racës ariane, Mussolini atij të romanizmit perandorak
Falsifikimi i realtetit në mënyrë funksionale, me qëllim që të bëhet e pamundur ndarja e të vërtetës nga e rremja. Në diskutimet e tij Stalini përhapte ide (false) konspiracionesh kundër revolucionit që ftonin të bëheshin denoncime anonime. Joseph Goebbels, Ministër i Propagandës i Rajhut të Tretë, teorizonte se “çdo gënjeshtër, nëqoftëse përsëritet shpesh, do të transformohet gradualisht në të vërtetë”.

Pse pikërisht ai? Sepse në një moment të caktuar të historisë një njeri i vetëm merr pushtetin dhe e ushtron në mënyrë despotike dhe pa kontroll? Gjenerata psikanalistësh kanë rrëmuar në biografitë e Hitlerit, Stalinit e Mussolinit në kërkon shenjash paralajmëruese apo psikopatishë që u kanë shpëtuar diagnozave. Gjithçka e kotë. Tipari i vetëm i personalitetit që duket se kanë të përbashkët diktatorët e mëdhenj të Nëntëqindës nuk ka asgjë patologjike: është aftësia për të komunikuar. Të gjithë qenë oratorë brilantë, shprehnin pikëpamje të privuar nga sfumatura dhe projektonin zgjidhje të thjeshta ndaj probemeve komplekse të shoqërisë.

Gjë që të çon në një konkluzion të natyrshëm: kërkimi për të kuptuar lindjen e regjimeve totalitare duke u përqëndruar mbi personalitetin e diktatorit jo vetëm që është shterpë, por edhe deridiku mashtruese. «Të njohës një tiran si të çmendur …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here