ATSH/- Periudha e viteve 1960 – 1970 në portin e Durrësit dëshmohet edhe në fotot e mëposhtme, të cilat pjesërisht janë publikuar edhe më parë.
Disa prej tyre janë ofruar nga arkivi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare gjatë një veprimtarie të përbashkët në Durrës me Autoritetin Portual.
Këto foto janë realizuar pas vitit 1964 nga fotoreporterët e ATSH-së M. Progonati dhe N. Stefani.
Bashkë me zhvillimet portuale, në fotot bardhë e zi shihen edhe anije tregtare me flamur shqiptar në proces përpunimi.