Ajo se me çfarë janë ushqyer paraardhësit tanë e dimë pasi arkeologët me një angazhim të madh na i kanë bërë të njohur këtë .Por me çka prindërit e asaj kohe i kanë ushqyer fëmijët e vegjël dhe bebet.
Shkenca tani për tani pak di për këtë sepse rrallë janë gjetur shenja për të dëshmuar këtë.
Mirpo kjo mund të ndryshojë sepse kohët e fundit, një ekip arkeologësh gjermanë gjetën dy varre fëmijësh afër Berlinit dhe Augsburgut, në të cilat gjetën veglat që ndoshta ishin përdorur për të ruajtur ushqimin për fëmijët e varrosur aty.
Varret janë të epokës së hekurit dhe bronzit, që do të korrespondonin me periudhën nga 1200 deri në 450 B.C.
Analizat e fundeve të këtyre enëve treguan se ato përmbajnë qumësht lopësh dhe delesh.
Këto pjata treguan se qumështi i kafshëve ishte ushqimi i parë që u jepej fëmijëve kur nënat ndaluan ushqyerjen e tyre me gji