6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home KAFSHËT Video më e klikuar e kafshëve në Youtube: Lufta mes buajve dhe...

Video më e klikuar e kafshëve në Youtube: Lufta mes buajve dhe luanëve (Video)

Video e luftës mes buajve dhe luanëve, në të cilën merr pjesë edhe një krokodil, është videoja më e klikuar e kafshëve në kanalin Youtube. Deri tani ka arritur të ketë më shumë se 78 milionë klikime. 

Videoja zgjat tetë minuta dhe është regjistruar nga një grup të cilët ishin në vendngjarje.

Luanët rrëmbejnë një buall të vogël, duke e shtyrë skaj liqenit. Grupi i luanëve mundohen që ta vrasin me dhëmbë dhe ta hanë. Derisa ata mundohen ta heqin nga liqeni për ta kafshuar më mirë, gostisë së tyre iu bashkohet krokodili nga ana tjetër i cili mundohet të marrë një copëz nga bualli.
Pavarësisht kësaj, bualli vazhdon të qëndrojë gjallë dhe të luftojë si ka mundësi ndaj luanëve. Luanët e heqin nga liqeni dhe mundohen ta shqyejnë, por në ato momente grumbulli i buajve iu afrohet dhe arrijnë ta shpëtojnë buallin e vogël.

Më pas, ata i ndjekin luanët, duke i mësuar që të mos konfrontohen më me tufën e tyre.  /lajmi.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments