A keni qenë ndonjëherë në një fluturim të gjatë dhe keni pyetur veten pse avioni juaj po merr një rrugë të lakuar në vend që të fluturojë në një vijë të drejtë? Me siguri u ka ndodhur së paku njëherë të keni parë hartën e fluturimeve dhe keni vënë re formën jo të drejtë që ndjek avioni gjatë fluturimit.

Kjo është veçanërisht e dukshme kur fluturoni nëpër Europës dhe SHBA, teksa avionët do të fluturojnë mbi Grenlandë dhe Kanadanë Veriore në vend që thjesht nisen nga pika A dhe të mbërrijnë në pikën B. Mendja jonë e percepton këtë si rruga e duhur, pse duhet ti biesh “si Magelani” fundja?!
Arsyeja për këtë varet nga matematika dhe fizika e thjeshtë! Perimetri i Tokës është shumë më larg rreth Ekuatorit sesa në gjerësitë gjeografike më të larta ose më të ulëta drejt poleve të tokës, e tillë është forma sferike e planetit tonë. E thënë me fjalë të thjeshta, ngaqë planeti Tokë ka formë sferike është më e shkurtër rruga e lakuar se sa ajo drejt.

Fluturimi rreth perimetrit më të vogël të Tokës quhet “Rruga e Rrethit të Madh”, e cila është shumë e dukshme për fluturimet nga SHBA-ja drejt Azisë, avionët e të cilëve fluturojnë kryesisht mbi Alaskën dhe Siberinë dhe jo në vijë të drejtë. Nëse mendoni të vizatoni një vijë rreth një globi, duke marë mesin e tij që është më i gjerë, kundrejt poleve të Veriut ose Jugut, diferencimi i distancës fillon të bëhet i dukshëm dhe jo vetëm që kursen një sasi të madhe kohe, por edhe karburant, çka është shumë e rëndësishme.
Për shkak se Toka rrotullohet mbi boshtin e saj, kjo e detyron Ekuatorin të jetë më i gjerë. Përkundër asaj që sugjerojnë disa teori, Toka nuk është e sheshtë dhe kështu lakimi bëhet një faktor tepër i rëndësishëm në rrugët që bëjnë avionët. Ngjashëm me vetë Tokën, avionët, prandaj, marrin rrugë fluturimi që gjithashtu duket se janë një vijë e lakuar, duke gjurmuar formën e Tokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here