Sa persona dënohen me vdekje gjatë një viti? Cilat janë vendet ku xhelatët kanë më shumë punë? Cilat janë krimet që të çojnë drejt litarit? Dhe mbi të gjitha, a e dekurajon krimin dënimi me vdekje?

Dënimi me vdekje daton që nga kohët e antikitetit. Mënyrat e ekzekutimit të të dënuarve kanë qenë të ndryshme, që nga qëllimi me gurë, varja me litar, gijotina, dhoma me gaz, karrigia elektrike, etj. Një ndër mënyrat e ekzekutimit me vdekje ishte edhe kryqëzimi, kjo lloj forme makabre përdorej që në antikitet, por u përdor shumë nga romakët.

Viktima kryqëzohej, dhe më pas vdiste nga hemorragjia, infarkti ose bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, pas një agonie që zgjaste më ditë. Kryqëzimi është bërë mjaft i njohur nga kryqëzimi i Jezu Krishtit. Një tjetër formë e njohur e ekzekutimit me vdekje ishte pushkatime.

Praktika e pushkatimit nisi në shekullin XVIII fillimisht në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës për Pavarësi (1775-1783). Dhe më pas u shpërnda në Europë dhe Azi, sot përdoret ende në Kinë dhe Afganistan. Pushkatimi dhe varja me litar ishin edhe në format që përdornin regjimit totalitare për ekzekutimin e qytetarëve (këto dy forma janë përdorur edhe në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Ndërsa karrigia elektrike nis të përdorej në shekullin XX, tani nuk përdoret më. Në shekullin XX u përdorën dhe dhomat me gaz që në fillim u përdorën në SHBA, për t’u përhapur më pas në Gjermaninë naziste gjatë Holokaustit. Ndër praktikat e fundit është injektimi vdekjeprurës.

Në trupin e njeriut injektohen substanca kimike që çojnë në bllokimin e aparatit frymëmarrës. Dënimi me vdekje është hequr zyrtarisht në 98 shtete, e fundit në radhë është Letonia, në vitin 2013. Shteti i parë që e hoqi dënimin me vdekje ishte Dukati i Toskanës (Itali) më 30 nëntor. Duka i madh i Toskanës e cilësoi dënimin me vdekje si “të përshtatshëm vetëm për popujt barbarë”.

NUMRAT

Në 2014, të paktën 2.466 persona në 55 vende janë dënuar me vdekje, duke e çuar në 19 mijë numrin e individëve në të gjithë botën që janë pritje të ekzekutimit (burimi: Amnesty International). Numri është i përafërt, sepse vende si Kina dhe Koreja e Veriut nuk i tregojnë shifrat makara të ekzekutimeve që i mbrojnë si një sekret shteti.

E DEKURAJON KRIMIN?

Amnesty International që lufton për heqjen e dënimit me vdekje në botë, prej vitesh publikon raporte për të shpjeguar se dënimet shpesh vijnë nga procese të padrejta dhe mbi të gjitha në vendet ku aplikohet dënimi me vdekje të dhënat tregojnë se krimi nuk është dekurajuar.

KU PUNON MË SHUMË XHELATI?

5 vendet që kanë numrin më të madh të ekzekutimeve kapitale janë Kina, Irani, Iraku, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kina ka më shumë dënime më vdekje se të gjitha shtetet e tjera së bashku, por nga ana tjetër Pekini nuk e tregon asnjëherë numrin e saktë. Në vendet ku është në fuqi ekzekutimi me vdekje mund të dënohesh me këtë dënim edhe për korrupsion, tradhti bashkëshortore, drogë, evazion fiskal, vjedhje makinash, ndërsa në Korenë e Veriut dënohen edhe homoseksualët, por edhe nëse shikon një telenovelë të ndaluar.

LAJME TË MIRA

Për fat të mirë jo të gjitha dënimet ekzekutohen. Në të paktën 28 vende, vitin e kaluar disa dënime me vdekje janë falur me ndryshimin e llojit të dënimit. Ndërsa sipas Amnesty International janë të paktën 112 raste ku çështja është pushuar. Pra, pas dënimit nga gjykata e parë dhe pas konkluzionit në procesin e apelit, të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm.

LOTARIA E SHBA-VE

Në SHBA, qeveria është shumë transparente me të dhënat, ku sipas organizatave të të drejtave civile dënimi kapital konfigurohet si një lloj lotarie makabre: nga 22 mijë krime të ndodhura çdo vit, rreth 100 persona dënohen me vdekje.

VAKTI I FUNDIT PARA EKZEKUTIMIT

Viti i rekordit të tmerrshëm të dënimit me vdekje në SHBA ishte 1996, me një rekord prej 315 ekzekutimesh. Në 2014-ën shifra zbriti në 35. Dënimi me vdekje është ligjor në 32 shtete të SHBA-ve, ndërsa është shfuqizuar në 18, dhe në disa nga këta shtete, si në atë të Nju Jorkut është cilësuar si antikushtetues. Nga dënimi deri në ekzekutim kalojnë mesatarisht rreth 5757 ditë. Misuri, Teksas dhe Florida janë shtetet ku xhelatët punojnë më shumë. Dhe në Teksas nga viti 2011 i dënuar nuk ka më të drejtë të zgjedhë vaktin e fundit. Në foto: vakti i fundit i Larry Wayne White, i dënuar me vdekje në vitin 1997.

ÇFARË PUNE BËNIN TË DËNUARIT?

Pjesa më e madhe e të dënuarve me vdekje në SHBA nga viti 1608 deri më 2002 kishin si profesion “skllavin (11,5% në total), të ndjekur më pas nga profesione të ndryshme, si ushtarët që janë më të shumtë së gangsterët (118 të parët, 110 të dytët); piratët (68); etj.

Sot statistikat thonë se më shumë mundësi për t’u dënuar me vdekje janë kategoritë e varfra ose ata që i përkasin një minorance etnike ose fetare si pasojë e diskriminimit të sistemit gjyqësor. Gjithashtu ngaqë të varfit dhe të margjilizuarit kanë më pak akses në burimet juridike të nevojshme për t’u mbrojtur.

SA KUSHTON DËNIMI ME VDEKJE? Sipas deathpenalty.org vetëm në Kaliforni dënimi me vdekje u kushton taksapaguesve rreth 180 deri në 300 milion dollarë çdo vit. Shteti i Kalifornisë ka harxhuar rreth 4 miliardë dollarë që kur e ligjëroi këtë dënim në vitin 1978. Në pamje të parë duket sikur ekzekutimi i një të dënuari duket “ekonomik”. Sipas Texas Department of Criminal Justice, ilaçet e përdorura për injeksionin vdekjeprurës kushtojnë rreth 83 dollarë. Atëherë çfarë i rrit kostot? Shumica e tyre janë shpenzime gjyqësore; në rastet kur akuza kërkon dënimin me vdekje priren të jenë shumë të gjata, me një xhiro të pasosur apelesh.

EKZEKUTIMI MË I PËRDORUR NË SHBA

Në Shtetet e Bashkuara metoda më e përdorur për ekzekutimin kapital është karrigia elektrike (e
ndjekur nga injektimi vdekjeprurës). Personi i parë që vdiq në karrigen elektrike në SHBA ishte William Kemmler në 1890 në Nju Jork. Vdekja e tij ishte e tmerrshme, sepse nuk vdiq menjëherë. Karrigia elektrike u shpik nga disa bashkëpunëtorë të Tomas Edison.

Por në fantazinë makabre askush nuk e mund Utah-un ku së fundmi ka kaluar propozimi ligjor për rifutjen e skuadrave të pushkatimit në rastet kur në farmaci nuk do të jenë të disponuar ilaçet vdekjeprurëse 30 ditë para ekzekutimit.

LIGJI I PARË I SHKRUAR

Kodi Hammurabi mbledh 282 ligje babilonase, ku përmban norma për të rregulluar çështje si skllavëria, incesti, etj. Kodi është i njohur për rregullin sy për sy. Ky kod e ka dënimin me vdekje për 25 krime, me të cilëve: tradhti bashkëshortore. Të tjera krime që justifikojnë dënimin me vdekje në këtë kod janë akuza fallco, rrëmbimi i fëmijëve, dhunimi i shtëpisë, çuditërisht vrasja nuk përfshihej shpesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here