Collinson përpara gazetarëve. Ata kishin shkuar për t’i prishur shtëpinë e tij njëkatëshe, të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, por Dryden i priti me armë në dorë.

Collinson ishte duke zbatuar ligjin, për prishjen e shtëpisë, kur Dryden tërhoqi këmbëzën e një arme të Luftës së Parë Botërore dhe e vrau atë. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat. Autori u dënua me burgim të përjetshëm, por së fundi ëshë liruar, për shkak se ka pësuar një goditje në tru. Ai do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës, në një qendër të kujdesit shëndetësor.
Vëllai i oficerit të vrarë, tha se nuk i vjen aspak mirë për këtë vendim, por shpreson që Dryden të vdesë ngadalë.

“Personalisht, nuk mund të kujdesem më shumë për atë që ndodhi me Albert Dryden. Nëse vdes ngadalë, kjo është mirë. Do të jem shumë i lumtur për këtë,” – tha ai.

Ish-punëtorit të çelikut, Dryden, më parë i ishte refuzuar lirimi, pasi nuk kishte treguar pendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here