6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home RETROSPEKTIVË Burgu i parë për gra në Shqipëri, në vitet 1950-1966

Burgu i parë për gra në Shqipëri, në vitet 1950-1966

Godina e repartit

Në rrugën që më vonë do të njihej si “5 maji”, Ibrahim Biçakçiu ndërtoi një fabrikë cigaresh së cilës i vuri emrin “Flora”. Projekti i tij ambicioz i cili synonte zhvillimin e industrisë së cigareve duke shfrytëzuar duhanin vendas, u ndal me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe me burgosjen e pronarit të saj. Godina e fabrikës, pasi u zhvesh nga pajisjet për t’i çuar diku tjetër, u përdor deri në vitin 1950 për nevojat e Ministrisë e Punëve të Brendshme, kryesisht si vend për kurse të shpejta. Në janar 1950, këtu u çel Punëtoria Qendrore e Artizanatit, brenda së cilës u ngrit reparti i posaçëm për gratë. Deri në këtë kohë, gratë i kishin vuajtur dënimet në burgjet e vendit, në seksionin e posaçëm të tyre. Fillimisht punëtoria u ngrit në pesë profile pune: rrobaqepës, këpucarë, marangozë, mekanikë dhe përkthyes. Gratë u morën kryesisht me rrobaqepësi. Reparti shërbente burg edhe kamp. Por me sezone gratë kanë punuar edhe në bujqësi si rastet e dërgimit në fermën e Valiasit. Edhe Musine Kokalari u lirua nga burgimi pikërisht nga ky repart.

Në fillim të nëntorit 1958 raportohej se në repart gjendeshin 24 gra të dënuara për arsye politike dhe 139 për arsye ordinere. Në vitin 1966, kur ky repart u shkri këtu gjendeshin të burgosura 154 gra. Reparti u mbyll në vitin 1966 dhe me gratë e këtushme u formua Reparti nr.318 Qyteti Stalin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments