6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Historia e shqiptarit që eliminoi rusin në Nju Jork, se ia grisi...

Historia e shqiptarit që eliminoi rusin në Nju Jork, se ia grisi flamurin kuq e zi

Pak njerëz kanë dëgjuar për Ahmet Zherkën. Historia e tij është tepër interesante.

Ahmeti mbahet në mend për eliminimin e një rusi në Neë York, pasi ia kishte shqyer para syve flamurin shqiptar. Për këtë akt e kishte arsyetuar edhe gjyqësori amerikan, duke mos e dënuar. Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ahmet Zherka, ka ndërruar jetë në vitin 2016. Ahmet Hasan Zherka kishte lindur më 20 shtator 1933 në Zherkë të Malësisë Gjakovës.

Një kohë jetoi në Plavë-Guci e pastaj në Kosovë. Më 1967 emigroi në SHBA, ku u shqua për veprimtari në mbështetje të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës. Është edhe i biri i tij, Ilir Zherka, si një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili mori pjesë në hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, 26 vjet më parë, e cila pas luftës u shndërrua në ambasadë të SHBA.

Familja e Ahmet Zherkës ishte arratisur në Kosovë nga Bytyçi i Tropojës. Ahmeti kishte mbaruar shkollën normale në Ferizaj (siç quhej atëherë shkolla e mesme, që kualifikonte mësuesit). Në Nju Jork ishte afirmuar si patriot trim, meqë i kishte ndodhur fatkeqësia që e kishte afirmuar.

Ai kishte eliminuar punëdhënësin e tij ruso-amerikan. Shkak kishte qenë vizita që i kishte bërë ai Ahmetit në zyrë të punës. Me atë rast punëdhënësi ruso-amerikan ia kishte grisur flamurin kombëtar shqiptar, të cilin Ahmeti e mbante mbi tavolinë të punës. Flamurin e kishte sharë mbi baza nacionaliste e shoviniste. I ofenduar rëndë, Ahmeti e eliminon. Dënimi kishte qenë i butë për shkak të motivit e rrethanave të eliminimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments