6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home KËSHILLA 4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën

4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën

Buka është padyshim e mrekullueshme në shije dhe në shqisa por sa i përket shëndetit jo dhe aq.

Buka është e para prej së cilës një person që dëshiron të humbasë në peshë, duhet të heqë dorë.

Nga ana tjetër teprimi me bukën shoqërohet me pasoja në organizëm, të cilat do t’i gjeni duke lexuar më poshtë në AgroWeb.org

4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën

Më shumë uri

Kur vjen puna tek uria, ka shumë rëndësi lloji i bukës që zgjedhim. Buka ofron shumë karbohidrate e veçanërisht ajo e bardha ka një nivel të lartë glicemie.

Studimet tregojnë se konsumi i produkteve me nivel të lartë glicemie mund të shtojë urinë dhe ta shtyjë njeriun drejt tepricës.

Niveli i sheqerit rritet

Ngrënia e një koshi të tërë me feta buke mund të nxisë rritjen e tepërt të nivelit të sheqerit në gjak.

Kur kjo ndodh, njeriu përballet me një rrezik të shtuar të shfaqjes së diabetit.

Buka e bardhë përmban drithë të përpunuar dhe ka nivel të lartë glicemie që përkthehet në nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Shtim në peshë

Buka e bardhë nuk ofron fibër e as ushqyes të tjerë dhe rrjedhimisht nuk ju mban të ngopur gjatë.

Kësisoj ju do të konsumoni më shumë ushqim sepse do të ndiheni më të uritur dhe do të merrni më shumë kalori që përkthehet në shtim të paevitueshëm në peshë.

Probleme me tretjen

Një nga disavantazhet e konsumit të pakët të fibrës është tretja problematike dhe konstipacioni. Për më tepër, buka e bardhë mund të përmbajë shumë kripë, veccanërisht nëse hani disa feta njëra pas tjetrës.

Konsumi i tillë i kripës shkakton fryrje në stomak e jo vetëm. Ekspertët këshillojnë konsumin e frenuar të bukës dhe përzgjedhjen e llojit të duhur të saj që është buka me drith të plotë e të papërpunuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments