Nga Albert Vataj

Syve u drejtohemi zakonisht si ‘dritarja e shpirtit’ dhe ata janë një pjesë e rëndësishme e personalitetit dhe karakterit tonë. Është një aspekt shumë i diskutuar, pasi ashtu si fytyra dhe tiparet e tjera trupore, edhe ngjyra e syve ka një rol në qëndrimin tonë. Disa njerëz do të kërkonin edhe dëshmi shkencore për ta besuar një gjë të tillë. Shumë studime kanë treguar se ngjyra e syve ka ndikim në personalitetin tonë dhe e dikton sjelljen tonë deri në një shkallë të caktuar. Ja disa fakte interesante, që tregojnë ndikimin e ngjyrës së syve në personalitetin tonë në bazë të disa studimeve.

Sytë e kaltër

Njerëzit që kanë sytë e kaltër janë të lumtur, për faktin se ngjyra e tyre është shumë e dëshirueshme dhe shpesh lidhet me një pamje më rinore. Është thënë se njerëzit me sy të kaltër kanë më shumë tendenca për lidhje afatgjata. Ata janë të bukur, të qetë, të mirë dhe të mençur. Sidomos ata që kanë ngjyrë të kaltër më të errët janë njerëz shpirtërorë, të cilët posedojnë edhe një fuqi të observimit të mirë.

Sytë e kafenjtë

Kjo ngjyrë e syve është më e zakonshme dhe njerëzit që e kanë këtë ngjyrë, konsiderohen atraktivë, me vetëbesim dhe të admirueshëm. Ata janë njerëz të pavarur, të cilëve u pëlqen të bëjnë miq, janë të sjellshëm dhe të kujdesshëm. Ata mund t’i argëtojnë njerëzit dhe t’i bëjnë ata të qeshin. Ata kanë një natyrë të dashur dhe janë shumë të afërt me familjen. Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e njerëzve me sy të kafenjtë është se ata kanë shumë vetëbesim, janë persona të vendosur dhe të besueshëm. Ata janë adhurues të natyrës, janë shumë shpirtërorë dhe mund të jenë shumë kokëfortë nganjëherë.

Sytë e zinj

Njerëzit që kanë sy të zinj zakonisht konsiderohen të besueshëm dhe të përgjegjshëm. Atyre nuk u pëlqen të flasin shumë për veten dhe njihen sikur persona të fortë shpirtërisht. Prandaj edhe mendohet se janë njerëzit me më së shumti sekrete. Sidoqoftë ata janë edhe shumë të pasionuar dhe të gjallë. Ata nuk i lënë miqtë e tyre në nevojë vetëm. Ata janë optimistë dhe nuk ndalen, kur kanë diçka për të dëshmuar. Ata dinë se si t’ua dëshmojnë vlerën e tyre të tjerëve.

Sytë e larmë

Njerëzit me sy të larmë zakonisht janë elegantë. Ata janë njerëz të pavarur dhe kurajoz, të cilëve u pëlqen diversiteti dhe nuk hezitojnë të provojnë gjëra të reja. Ata i pranojnë sfidat me plot vullnet. Shumica prej tyre janë njerëz spontanë dhe argëtues.

Sytë e gjelbër

Sytë e gjelbër konsiderohen si sytë më misteriozë. Njerëzit me sy të gjelbër janë kureshtarë nga natyra dhe janë shumë inteligjentë. Ata kalojnë mirë në lidhjet e tyre dhe janë njerëz të pasionuar. Kanë një vullnet të madh për jetën dhe dëshirojnë që të jetojnë çdo moment si duhet. Xhelozia është një faktor që zakonisht bën pjesë në mesin e tipareve negative të personalitetit të tyre.

Sytë e hirtë

Është vërtetuar se njerëzit me sy të hirtë janë të mençur dhe të ndjeshëm e më pak agresivë nga të gjithë. Ata janë të njohur për ndjeshmërinë, fleksibilitetin, qëndrimin e fortë dhe fuqinë e brendshme. Ata kanë një stil të mendimit analitik dhe janë racionalë e të qartë në mendimet e tyre.

Ja çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj!

Siç i njohim të gjithë, sytë janë pasqyra e shpirtit, ata arrijnë që të tregojë ndjenjat tona, por jo të gjithë e dinë se ata mund të thonë shumë lidhur me gjendjen e shëndetit tonë.

Në lidhje me ngjyrat që i karakterizon janë dhe tiparet që nxjerrin në pah për shëndetin. Ja çfarë tregojnë sytë në bazë të ngjyrës:

Sytë kafe

Kjo është një ngjyrë që krijon një mbrojtës për sytë nga rrezetultravjollcë. Personat me një ngjyrë të tillë sysh janë më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i lëkurës dhe i kataraktit.

Kafe e çelët si lajthi

Sytë me këtë ngjyrë tregojnë një ndjeshmëri më të madhe nga dhimbja dhe ankthi, në raport me ata persona që kanë sy më të errët. Veçanërisht femrat me këtë ngjyrë të iridës, kanë më shumë mundësi që të kenë një lindje të dhimbshme.

Sytë jeshil

Personat të cilët kanë ngjyrën e syve jeshile, janë njerëz të cilët e përballojnë më mirë dhimbjen dhe nuk vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Por e keqja e tyre është se sytë me këtë ngjyrë nuk janë të mbrojtur nga rrezet ultravjollcë.

Sytë blu

Njerëzit me sy blu kanë kanë të njëjtat karakteristika si ata me sy jeshil. Ndër të tjera kanë më shumë tendencë për të vuajtur nga probleme me alkoolizmin.

Sytë e kuq

Kushdo nga ne herë pas here i ka sytë e kuq. Shkaqet për diçka të tillë mund të jenë prej thatësirës së tyre, alergjive apo ekspozimit ndaj pluhurit. Kur sytë skuqen vazhdimisht, ju mund të jeni më të ekspozuar nga depresioni dhe nga infeksioni i venave të gjakut.

Njihuni gjithashtu me simptomat e syve që në dukje janë të zakonshme, por që mund të zbulojnë të dhëna shumë të rëndësishme për shëndetin e të gjithë trupit tuaj
Kujdesi
Sipas ekspertëve, bebëzat tuaja të syve mund të përmbajnë të dhëna për probleme shëndetësore të padiagnostikuara dhe një kontroll rutinë i syve mund të zbulojë të vërtetën.
Sytë janë një dritare për në trup, duke ofruar një paralajmërim të shkëlqyer për shumë sëmundje që mund të kërcënojnë jetën. Shumica e njerëzve mendojnë se na nevojiten kontrollet tek okulisti vetëm për të kontrolluar problemet me të parit. Por e vërteta është se secili prej nesh duhet të kryejë ekzaminime të rregullta për t’u siguruar se nuk ekzistojnë probleme si diabeti, që mund të kuptohet edhe nëpërmjet vizitës së syve.
Ja disa simptoma të zakonshme që mund të hasen nga okulistët dhe që mund të tregojnë të dhëna të rëndësishme për shëndetin tuaj.
Sytë e kuq
Mund të jetë: Presion i lartë gjaku

Kur një okulist u hedh një dritë në sy, ai është në gjendje të shikojë enët e gjakut në retinën tuaj, që janë shumë të ndjeshme në pjesën e pasme të syrit.
Presioni i lartë i gjakut mund t’i bëjë enët e gjakut të shtrembërohen ose të shpërthejnë duke e bërë kështu syrin tuaj të duket i kuq. Një nga katër të rritur me presion të lartë gjaku, nuk janë të informuar për gjendjen e tyre që mund të shkaktojë infarkt.
Zona të verdha pas syrit
Mund të jetë: Diabet

Zona të verdha yndyre ose pika të vogla në retinë, janë shenja e diabetit të llojit të dytë. Një ndryshim i madh në lidhje me recetën e syzeve që duhet të mbani është shkaku tjetër i kësaj gjendjeje. Diagnostikimi i hershëm është çelësi për të shmangur problemet afatgjata ndonjëherë edhe fatale.
Unaza në iris
Mund të jetë: Kolesterol i lartë

Unaza të bardha rreth irisit, pjesës së ngjyrosur të syrit, janë shenja të nivelit të lartë të kolesterolit. Një tjetër e dhënë janë zonat e yndyrës së bardhë nën lëkurë ose rreth kapakut të syrit. Studimet tregojnë se njerëzit me të dyja këto simptoma kanë rrezik më të lartë të kenë një sëmundje zemre.
Kapakët e brendshëm të zbehtë
Mund të jetë: Anemi

Nëse pjesa e brendshme e kapakut të poshtëm të syrit është e zbehtë kur ju e ulni atë me gisht, ka shumë mundësi të jeni anemik. Pra keni mungesë të hekurit, i cili ndihmon qelizat e kuqe të gjakut. Anemia mund të trajtohet me përbërës hekuri, por mund të jetë gjithashtu një shenjë e hemorragjisë së brendshme.
Sytë e fryrë
Mund të kemi probleme me tiroidet

Sytë e mëdhenj mund të jenë karakteristikë e një familjeje, por kur e shihni se sytë u janë fryrë, kjo mund të jetë një shenjë e një tiroideje tepër aktive. Niveli jo normal i hormoneve të tiroideve shkakton që indet rreth syrit të fryhen, duke i bërë ata shumë të nxjerrë.
Qepalla të varura
Mund të jetë: Infarkt ose paralizë

Një sy i rënë mund të tregojë se jeni të prirur ndaj paralizës së ashtuquajtur Bell, që është një gjendje e përkohshme paralize. Por mund të jetë një simptomë e infarktit, veçanërisht nëse të folurit ka filluar të ngatërrohet.
Shumë rrallë kjo gjendje mund të jetë provë e një tumori në tru ose e një sëmundjeje autoimune që është e njohur si miastenia e rëndë.
Sy të verdhë
Mund të jetë: Sëmundje mëlçie

Problemet në mëlçi, përfshirë këtu hepatitin dhe cerozën, mund t’i kthejnë sytë nga të bardhë në të verdhë, një simptomë që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Ngjyra shkaktohet prej bilirubinës, një kimikat i krijuar nga shkatërrimi i hemoglobinës, molekulës brenda qelizave të kuqe të gjakut që mban oksigjenin.
Zbehje e nervit optik
Mund të jetë: Tumor në tru

Nervi optik, i cili transmeton informacion nga retina në tru, është i dukshëm në pjesën e pasme të syrit. Kur ky është i zbehtë kjo mund të jetë një provë se vuani nga tumori në tru.
Pupilë të masës së ndryshme
Mund të jetë: Infarkt ose tumor

Pupilat e shëndetshme janë përafërsisht të së njëjtës masë dhe zakonisht reagojnë njëlloj ndaj dritës. Nëse ky nuk është rasti juaj, kontrollohuni për probleme si infarkti, tumor të nervit optik ose në tru.
Njerëzit me sy jeshil janë më joshësit, ja karakteristikat e tjera

Ngjyra jeshile e syve është një rast jo shumë i ndeshur në jetën e përditshme, por gjithsecili nga ne e ka një person të afërt, të njohur apo mik me këtë ngjyrë sysh. Njerëzit me këtë ngjyrë sysh dallohen për disa tipare karakteristike siç mund të përmendim:

1-Vetëm 2% e njerëzve në botë kanë ngjyrën e syve të gjelbër.

2-Sytë e gjelbër janë tërheqës, por njerëzit me sy të gjelbër janë më të fiksuar pas vetvetes.

3-Njerëzit me sy të gjelbër priren të jenë lider dhe të kenë respekt për ata që arrijnë shumë.

4-Kompromisi nuk konsiderohet si pikë e fortë e sy gjelbërve.

5-Njerëzit me sy të gjelbër janë më kurioz se të tjerët dhe kanë më shumë interes në arte.

6-Sy gjelbrit janë dëgjues të mirë dhe mendjemprehtë.

7-Njerëzit me sy të gjelbër thuhet se i bëjnë gjithmonë të tjerët të qeshin.

8-Sy gjelbrit janë karizmatik dhe simpatik.

9-Sytë e gjelbër konsiderohen si sytë më joshës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here