6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home KURIOZITETE Në ç’ditë të gushtit është ‘Hëna Blu’ dhe çfarë duhet të bëni...

Në ç’ditë të gushtit është ‘Hëna Blu’ dhe çfarë duhet të bëni gjatë kësaj periudhe!

Kur është fjala për astrologjinë, nuk është vetëm dielli ai që ndikon në botën tuaj. Hëna është gjithashtu tepër me ndikim dhe kjo është arsyeja pse ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë Hënës blu të gushtit 2021.

Por, fillimisht, mësoni pak më shumë për këtë fenomen hënor. Ka dy lloje të Hënës Blu: Sezonale dhe mujore. Në 22 gusht, ne do të shohim një Hënë blu sezonale, që ndodh mes solsticit të pranverës ose verës dhe ekuinoksit të vjeshtës ose dimrit. Në thelb, është një cikël shtesë i hënës së plotë që zakonisht nuk ndodh (dhe jo, nuk është në të vërtetë blu).

Sipas astrologes Emily Ridout, kjo hënë blu është edhe më e veçantë për disa arsye kozmike.

“Ne kemi dy Hëna të plota tek Ujori këtë vit, kur zakonisht kemi patur një. Energjia e kësaj kohe do të jetë më intensive se zakonisht sepse shënohet nga inovacioi, teknologjia dhe humanizmi”, thotë ajo.

Kjo periudhë do theksojë fuqinë e secilit prej nesh për të ndryshuar gjërat për një të ardhme më të mirë, më të drejtë dhe më efikase, duke na dhënë një mundësi për t’u liruar dhe për të rivendosur mendësinë në kokën tonë.

Hëna blu do jetë me ndikim në të gjitha shenjat e horoskopit. Nga ndryshimet e vogla në jetën tuaj të përditshme në ndryshimet në shkallë të gjerë që ndikojnë në të ardhmen, kjo hënë e plotë ka potencialin të jetë një kohë me fat për ju – nëse e trajtoni atë në mënyrën e duhur.

Gjatë kësaj kohe duhet të:

  • Reflektoni mbi marrëdhëniet tuaja.
  • Mos përpiqeni të shmangni ndjenjat tuaja dhe mënyrën si ndiheni.
  • Të shpërndani me të tjerët dijet tuaja, eksperiencat dhe çfarë keni mësuar së fundmi.
  • Mos izoloheni nga të tjerët.
  • Të filloni t’i zbatoni planet që keni prej kohësh.
  • Të lidheni me veten në një nivel tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments