Deri në dekadat e para të shek. XX veshjet tradicionale vendase bartnin kodin dhe gjuhën e tyre. Mjeshtërit që i prodhonin gjendeshin anekënd viseve shqipfolëse, kryesisht në qytetet e mëdha me traditë zejtare.

Një pjesë të procesit të punës e kryenin gratë, por pjesën kryesore dhe më artistike, sado të duket e çuditshme për realitetin e sotshëm, e kryenin burrat, të cilët punonin me grupe që i lidhte familja e ngushtë (gjyshi, të bijtë dhe nipërit) apo fisi e miqësia.

Në këtë fotografi të Fototekës së Arkivit Qendror Shtetëror shohim një grup burrash shkodranë duke qepur kostume popullore për gocën e Kol Ndokës.

Viti i saktë nuk dihet, por kurdo të ketë qenë, duket se Kola ka qenë i kamur edhe për të paguar kostume të punuara nga një grup mjeshtërish, por edhe për të paguar fotografinë simbolike të rastit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here