Vizita ka qenë aq sekrete sa lajmi që Duçja kishte qenë në Shqipëri u bë i ditur vetëm më 10 maj 1941, rreth një muaj e gjysmë pasi ai ishte kthyer në Romë.
Për nder të tij dhe të të rënëve në luftë, në lartësitë e Tërpanit të Beratit më pas u ngrit një memorial gjigant, por që fatkeqësisht, u prish nga mentaliteti i kohës. Po kështu, një memorial i bukur, por që edhe ky pësoi fatin e të parit ka qenë në varrezat e ushtarëve italianë në Uznovë të Beratit.
Duçja qëndroi në Shqipëri 18 ditë duke vizituar gjithë vijën e frontit të luftimeve./Na Ishte Dikur