6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home SHKENCË/TECH Japonia synon prodhimin e ushqimit në Hënë

Japonia synon prodhimin e ushqimit në Hënë

Projekti i cili do të financohet nga qeveria, do të synojë të plotësojë kërkesën për furnizime ushqimore në misionet afatgjata dhe të ndjekura mirë në Hënë

Tokio

Japonia do të bëjë kërkime për prodhimin e burimeve të qëndrueshme të ushqimit në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë Kyodo, qeveria dhe Agjencia Japoneze e Hulumtimit të Hapësirës (JAXA) do të kryejnë projekte për të zhvilluar burime ushqimore të qëndrueshme në Hënë.

Projekti i cili do të financohet nga qeveria, do të synojë të plotësojë kërkesën për furnizime ushqimore në misionet afatgjata dhe të ndjekura mirë në Hënë.

Në projektin në fjalë do të marrin pjesë grupi i kërkimit të ushqimit hapësinor Space Foodsphere, prodhuesi i erëzave Ajinomoto, integruesi i sistemit NTT Data gjithashtu do të inkurajohen edhe kompanitë e sektorit privat.

Projekti i cili do të fillojë në objektet e brendshme me bashkëpunim publik dhe privat, në fazat e ardhshme do të zhvendoset në kushte të ngjashme me natyrën e Hënës siç është Antarktida.

Projekti, i cili do të shqyrtojë rendimentin e prodhimit të brendshëm, ka për qëllim zhvillimin e teknologjisë për funksionimin e një objekti kultivimi me qark të mbyllur në Hënë.

Sipas raportit të institucionit financiar ndërkombëtar Morgan Stanley, industria globale e hapësirës aktualisht me vlerë 350 miliardë dollarë në vitin 2040 do të sjellë 1 trilion dollarë. /voal.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments