6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home RETROSPEKTIVË Otto Witte, aventura 5 ditore si mbret i shqiptarëve

Otto Witte, aventura 5 ditore si mbret i shqiptarëve

Një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi si endacak. U end nëpër Evropë, Amerikë, Afrikë dhe në Azinë e vogël. Gjatë këtyre viteve ai ndryshoi shumë profesione; si ekspozues, punëtor ndërtimi, kamarier, kapës kafshësh, major e shumë e shumë të tjera, madje dhe mbret.

Në vitin 1912 Otto Witte hyn në ushtrinë turke. Në të njëjtin vit Shqipëria u shpall e pavarur dhe qeveria e saj provizore nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë trazirat e brendshme politike. Caktimi i një mbreti nga Fuqitë e Mëdha dukej si e vetmja zgjidhje për të garantuar pavarësinë e shtetit të sapokrijuar shqiptar. Në bisedimet e zhvilluara në atë kohë, përflitej emri i princit turk Halim Eddine si njeriu që do të vendosej në krye të shqiptarëve.

Sipas një dokumenti të datës 21 gusht 1943, të një arkivi të Berlinit, Otto Witte ndodhej në vitin 1912 në Stamboll. Ndërsa orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik, Ismail Arsim, djali i një tregtari të pasur. Otto Witte nuk ndodhej në ditë të mira dhe kishte nevojë për para. Miku i tij e këshillon të futej në ushtrinë turke. Otto kryen shërbime shumë të vlefshme, si p.sh., sigurimi i materialeve sekrete në Beograd dhe Sofje, të cilat e ndihmojnë të bëjë karrierë duke u graduar oficer e më vonë major.

Ndërkaq edhe Shqipëria, në fillim të vitit 1913, po shkëputej nga Turqia dhe në vend ndodheshin vetëm dy trupa ushtarake, ndërkohë që Fuqitë e Mëdha akoma nuk e kishin caktuar mbretin e provincës shqiptare, megjithëse kishte kohë që përflitej për Halim Eddin-in. Në këtë kohë Ottos i lind një ide e çuditshme: për t’u bërë mbret i Shqipërisë. Ai dërgon dy telegrame rresht në emër të princit, ku njofton ardhjen e tij në Shqipëri mbas dy ditëve. Ndërkohë mori me qira edhe një uniformë në Vjenë dhe pikërisht më datë 15 shkurt 1913 mbërrin në portin e Durrësit, i shoqëruar edhe nga miku i tij, që i shërbente si adjutant. Prej andej mendohet të ketë lëvizur në drejtim të Kavajës dhe diku aty mendohet të jetë vendosur në një çadër mbretërore. Telegramet që kishin mbërritur me parë dhe ngjashmëria e tij me princin e vërtetë, bënë të mundur që ai të kurorëzohej si mbret. Siç i ka hije një mbreti, ai dha edhe pritje, dhe organizoi parada ushtarake, ndërkohë që të bindurit e tij i ofruan edhe një harem.

Lajmi u përhap nga korrespondentët perëndimorë në të gjithë botën dhe natyrisht arriti edhe Stambollin. Sulltani u çudit tej mase nga ky lajm, sepse kishte dijeni që nipi i tij ishte ndërkohë me pushime në Vjenë. Nga ana tjetër qeveria osmane dukej e kënaqur, që princi i vuri të gjithë kundërshtarët e mundshëm përpara faktit të kryer duke marrë kurorën e mbretit. Ndërkohë që Princi Halim Edinne njoftonte nga Vjena se ishte i habitur për lajmet që vinin nga Shqipëria. Kështu që monarkut të rremë do t’i duhej të braktiste një orë e më parë mbretërinë e tij 5-ditëshe. Këtu mbaruan edhe ditët mbretërore të Ottos, i cili tani ndihej shumë i pasigurt dhe e dinte se çfarë e priste. Largohet nga sytë këmbët, duke i shpëtuar për mrekulli edhe një urdhërarresti të Esat Pashës. Mendohet se pikërisht vajzat e haremit e kanë ndihmuar të arratiset dhe të shkojë me varkë në Bari.

Por Otto nuk do të mjaftohej me kaq. Kjo histori bëhet subjekti i jetës së tij të mëvonshme duke e bërë pjesë të pandashme të ekspozimeve të tij të ndryshme. Madje në vitin 1939 ai vendos t’i botojë këto kujtime në një libër të shkruar nga vajza e tij “princesha” Elfriede Witte, e cila e quan gjyshin e saj “aventurierin më të madh të të gjitha kohërave”. Otto Witte arrin të shënojë në letërnjoftimin e tij “ehemaliger König von Albanien” (mbreti i dikurshëm i Shqipërisë). Vendimi gjyqësor për këtë shtesë në letërnjoftim nuk mund të ishte “Ex-König” (ish-mbret), sepse të tillë mund të quheshin vetëm ata që kanë qenë me të vërtetë mbretër.

Të gjitha këto të dhëna mund të jenë rezultat i një fantazie të shfrenuar. Ka shumë njerëz që e vënë në dyshim këtë histori “të trilluar”, megjithatë duket se misterin e kësaj ngjarjeje “monarku” e ka marrë me vete në udhëtimin e tij të fundit duke lënë pas vetëm tri gjëra, që hedhin dritë mbi aventurën e tij: libri autobiografik, varri dhe letërnjoftimi, të dyja këto të fundit me mbishkrimin “ish-mbret i Shqipërisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments