Të gjithë pretendojmë të kemi një njohje të themeltë të ndërtimit tonë anatomik, por gjithnjë kemi diçka për të zbuluar në ndërtimin e kësaj kryevepre të natyrës. Me gjithën e shifrave dhe fakteve, telegrafisht ne mund të kemi një pamje më të qartë dhe më të plotë të asaj çfarë ne jemi. Kemi tashmë shifrat dhe të dhënat e përbërjes dhe funksionimit të kësaj makinerie perfekte.

 *** Trupi njerëzor, aritmetikisht

_________________

  • Muret qelizore të brendshme të stomakut ndërrohen në çdo 4-5 ditë, për të shmangur tretjen e vetvetes.
  • Këmbët tona përmbajnë 500 mijë gjëndra djerse, të cilat prodhojnë mbi 0.5 litra djersë në ditë.
  • Muskuli më i fuqishëm i organizmit është m. masseter (përtypës), ose muskuli i nofullës.
  • Truri ka aq qeliza, sa për t’i numëruar ato, na nevojiten 3 mijë vite.
  • Trupi i njeriut të rritur përmban 7 oktilion (7 me 27 zero pas) atome.
  • Muskuli më i shpejtë është ai që kontrollon kapsitjen e syve. Ai mund të tkurret në më pak se një të qindën e sekondës.
  • Omfalofobia është frika nga kërthiza.
  • Njeriu harxhon pesë vite jetë duke ngrënë.
  • Njeriu mesatar prodhon 85-225 g feçe në ditë.
  • Gjaku i njeriut të rritur qarkullon 19 mijë km në ditë.
  • Njeriu fle 33% të jetës së vet; pitoni fle 75% të jetës, ndërsa qeni përdor 44% të jetës për të fjetur.
  • Syri njerëzor mund të dallojë afërsisht 10 milionë ngjyra të ndryshme.
  • Në pluhurin e atmosferës gjenden edhe 1 miliard tonë lëkurë e vdekur.
  • Çdo 30 ditë ne kemi një lëkurë të ripërtëritur, pra të formuar nga qeliza të reja.
  • Bromidrofobia është frika nga erat e trupit.
  • Hemetofobia është frika nga vjellja.
  • Mesatarisht kemi nga 250 qerpikë në sy, të cilët jetojnë rreth 4 muaj.
  • Borborigmi është zhurma që bën stomaku bosh – kur jemi të uritur.

 *** Numrat e anatomo-fiziologjisë njerëzore

_________________

  • Qelizat tona kanë 46 kromozome dhe secili prej tyre ka nga 50-250 milionë çifte bazash të ADN-së.
  • Truri përmban 100 miliardë neurone, sa ka yje galaksia jonë (Rruga e Qumështit).
  • Në lëkurë ne kemi 72.5 km nerva.
  • Ne mund të dallojmë 10 mijë aroma të ndryshme.
  • Një qelizë e muskulit sartorius mund ta kalojë 30 cm gjatësi.
  • Gishti i madh kontrollohet nga 9 muskuj të veçantë.
  • Një qelize të veçantë gjaku i duhen 30 sekonda për të kryer një qarkullim të plotë.
  • Veshkat filtrojnë 180 litra gjak çdo ditë.
  • Gjatë një ejakulacioni (farëhedhjeje), mashkulli depoziton në vaginë rreth 500 milionë spermatozoidë.
  • Vetëm 500 spermatozoidë (një e milionta) arrijnë te veza, në pjesën e sipërme të oviduktit.
  • Kocka e kofshës (femuri), është më e forta e skeletit. Ajo mund të mbajë një peshë 30 herë më të madhe se pesha trupore. Që i bie të jetë më e fortë se çeliku.
  • Gjymtyrët e poshtme kanë 52 kocka, ose 25% të të gjithë skeletit.
  • Në gojën tonë ka më shumë baktere se sa banorë në planetin tonë ( gati 8 miliardë).
  • Brenda tri ditëve nga vdekja, enzimat tretëse të ushqimit, fillojnë të “hanë” trupin tonë.
  • Në çdo dhjetë vjet, skeleti ynë ripërtërihet plotësisht.
  • Goja dhe vagina njerëzore përbëhen nga i njëjti tip qelizash lëkure.
  • Trupi ynë përmban dhjetë herë më shumë qeliza bakteriale se sa qeliza të vetat.
  • Ashtu si gishtat, edhe gjuha ka gjurmën e vet unike.

*** Organizmi njerëzor përmes shifrave

_______________

  • Rreth 25% e korteksit motor të trurit i dedikohet muskujve të duarve.
  • Gjatë barrës së hershme, formohen 250 mijë neurone në minutë.
  • Truri nuk ka receptorë dhimbjeje, prandaj ai nuk ndjen dhimbje.
  • Ne kemi reth 50 milionë rruaza të bardha gjaku (leukocite) që kujdesen për mbrojtjen tonë.
  • Ne kemi 23 organe.
  • Zmalti është substanca më e fortë e trupit.
  • Kockat njerëzore përbëjnë 14% të peshës trupore.
  • Në fytyrën tonë gjenden 14 kocka.
  • Në trupin tonë, çdo minutë vdesin 300 milionë qeliza.
  • Truri përmban 60% lëndë të bardhë (zgjatime qelizore) dhe 40% lëndë gri (trupa neuronesh).
  • Çdo sekondë vdesin 2 milionë rruaza të kuqe gjaku (eritrocite).
  • Fytyra përmban mbi 50 muskuj që krijojnë shprehjet e larmishme të gjendjes shpirtërore.
  • Zemra fillon të rrahë katër javë pas pllenimit.
  • Mesatarisht, një njeri prodhon 1.7 litra pështymë në ditë.
  • Kur ecim përpara, ne përdorim 54 muskuj.
  • Ne përdorim 300 muskuj për të mbajtur ekuilibrin gjatë qëndrimit në këmbë.
  • Na duhen 17 muskuj për të qeshur, por 43 për t’u vrenjtur.
  • Në çdo minutë, në tru rrjedh një litër gjak.
  • Ekzistojnë 7 tipe binjakësh.

Anatomo-fiziologjia njerëzore në shifra

_________________

  • Sistemi i qarkullimit përmban rreth 150 mijë km enë gjaku.
  • Zemra rreh 100 mijë herë në ditë dhe 36.5 milionë herë në vit.
  • Ushqimi “pushon” 5 orë në stomak dhe 20 orë në zorrën e trashë.
  • Veshkat ripastrojnë 1.3 litra gjak në minutë.
  • Kur rruazat e bardha të gjakut, gjatë procesit të mbrojtjes së organizmit, çlirojnë proteina të caktuara, të quajtura pirogjene, ngrihet temperatura trupore.
  • Shqisa e të nuhaturit është 10 mijë herë më e mprehtë se ajo e të shijuarit.
  • Truri ynë peshon 1.5 kg: megjithëse përbën 2% të peshës trupore, ai përdor rreth 20% të energjisë së përgjithshme.
  • Yzengjja, një nga tre kockat e veshit të mesëm, është më e vogla: 2.8 mm.
  • Kornea e syrit është e vetmja pjesë e organizmit pa gjak. Ajo e merr oksigjenin nga ajri.
  • Kur lindim, kemi 300 kocka; kur rritemi, vetëm 206.
  • Një njeri me përmasa mesatare përpunon 50 tonë ushqim gjatë jetës.
  • Në terma fotografikë, syri ynë është 576 megapixels.
  • Në trupin tonë gjendet aq hekur, sa për të prodhuar një gozhdë 2.5 cm të gjatë.
  • Në zorrën tonë të trashë banojnë rreth 400 lloje bakteresh.
  • Gjuha është i vetmi muskul që kapet vetëm në një anë.
  • Stomaku prodhon mesatarisht 2 litra acid klorhidrik në ditë.
  • Gjenoma jonë përmban 20 687 gjene kodues.
  • Po ta shtrinim gjithë ADN-në tonë, “tërkuza” do ta përshonte distancën Tokë- Hënë (384 mijë km) 6 mijë herë.
  • Mëlçia kryen rreth 500 funksione kimike të ndryshme.
  • Secila dorë ka 29 kocka, 29 kyçe, 123 ligamente dhe 34 muskuj dhe 48 nerva.

*** Fakte interesante të anatomo-fiziologjisë njerëzore

____________

  • Trupi njerëzor përmban 37.2 mijë miliardë (trilionë) qeliza gjithsej.
  • Në trup kemi mbi 600 muskuj skeletikë (të vullnetshëm).
  • Gluteus maximus, muskuli i madh i vitheve, është më i madhi i të gjithëve.
  • Muskuli më i vogël është stapedius (yzengjior), i veshit të mesëm.
  • Gjatë jetës ne humbasim 18 kg lëkurë.
  • Pesha e lëkurës është 3-4 kg.
  • Një pjesë e madhe e pluhurit shtëpiak, është me prejardhje nga lëkura jonë: ne humbasim çdo orë 600 mijë copëza lëkure.
  • Ne kemi 100 mijë fije floku.
  • Çdo ditë humbasim rreth 80 fije floku.
  • Truri përbëhet nga 15 miliardë qeliza nervore (neurone), secila prej të cilave e lidhur me 25 mijë të tjera.
  • Impulset nervore arrijnë shpejtësi deri 400 km/orë.
  • 25% e gjakut përdoret nga truri.
  • Qepallat rrahin rreth 15 herë në min.
  • Njeriu mund të dallojë mbi 1 500 tonalitete muzikore.
  • Ne mund të dallojmë rreth 3 mijë aroma të ndryshme.
  • Mesatarisht, përgjatë 70 viteve, ne kryejmë 600 milionë frymëmarrje.
  • Rrugët ajrore të mushkërive mbërrijnë 2400 km gjatësi.
  • Mushkëritë përbëhen prej 300 milionë alveolash (hojëzash).
  • Mesatarisht ne thithim 11 mijë litra ajër çdo ditë.
  • Hunda dhe veshët rriten deri në fund të jetës.

Selim Kurti

Marre nga publikimi ne profilin e tij ne Facebook

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here