6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home KËSHILLA Lëkura e portokallit, ku konsistojnë vlerat e saja dhe si ta përdorim...

Lëkura e portokallit, ku konsistojnë vlerat e saja dhe si ta përdorim me efikasitet?

Sigurisht që e keni kuptuar se ne na pëlqen t’ju zbulojmë disa mënyra me të cilat mund t’i përdorim ushqimet që ndoshta do të duhej të përfundonin në koshin e mbeturinave.

Do t’ju tregojme per  lëkuren e portokallit. Në fillim duhet t’ju paralajmërojmë që të blini fruta, lëkura e të cilave nuk është spërkatur me pesticide, veçanërisht në rastet kur ato duam t’i shfrytëzojmë në ushqime apo për trajtim të fytyrës. Në rast të kundërt lajini mirë portokallet me ujë të ftohtë që të bëni të mundur largimin e pesticideve nga sipërfaqja e tyre.

Por për çfarë tjetër do të na shërbente lëkura e portokallit? Lexoni me vemendje:

Për të pastruar njollat e ujit.

Nëse ju i keni problem njollat e ujit që krijohen në cezëm, ato mund t’i hiqni duke i fërkuar me pjesën e brendshme të lëvores së portokallit.

Shkëlqimi i mobilieve prej druri.

Pjesa e bardhë e lëvores së portokallit mund t’ua kthejë shkëlqimin mobiljeve të vjetra prej druri.

Preparat për pastrim.

Vendoseni lëvoren në një kavanoz të qelqtë, shtoni pak uthull të bardhë dhe lëreni disa javë në frigorifer duke e përzier kohë pas kohe. Pas disa javësh, kullojeni lëngun, futeni në një bombolë të veçantë për stërpikje dhe përdoreni për preparat pastrimi për dyshemenë apo xhamat.

Për largimin  e insekteve.

Mizat, buburrecat, mushkonjat nuk i duan disa komponente që gjenden ne lëkurën e portokallit, prandaj vendosini në një pjesë të dhomës për t’i larguar insektet.

Për freskim të mjedisit.

Portokalli ka një erë të veçantë dhe shumë freskuese. Nëse e thajmë në furrë lëvoren e tij, e bluajmë mirë dhe vëmë në vende te veçanta aroma që lëshojnë ato mund ta freskojmë gjithë shtëpinë.

Për largimin e erës nga rrobat.

Vendoseni lëkurën në një qese të vogël dhe pastaj vëreni në këpucët që dëshironi t’ua largoni erën. Deri në mëngjes nuk do të mbetet asgjë nga era e rëndë e këpucëve.

Piling për trupin.

Kjo është mënyra më e thjeshtë e të bërit piling. Vendoseni në një fashë një lëvore portokalli, lidheni dhe përdoreni pë të fërkuar trupin gjatë dushit. Ky trajtim do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më të shkëlqyeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments