Versionet reale të miqve më të mirë të filmit vizatimor SpongeBob Squarepants dhe Patrick Star ishin ulur krah për krah në fund të detit kur studiuesit detarë i vunë re.
Duke kontrolluar një automjet të drejtuar nga distanca, shkencëtarët zbuluan sfungjerin katror të verdhë dhe yllin e detit rozë me pesë cepa në Retriever Seamount në brigjet e New England më 27 korrik, në një thellësi prej 1.885 metra. Studiuesit, nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), po eksploronin detin si pjesë e ekspeditës Atlantic Stepping Stones në bordin e anijes Okeanos Explorer. NOAA ndau imazhet e këtij çifti të veçantë.
Kur Christopher Mah, një biolog detar në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore Smithsonian dhe një ekspert mbi yjet e detit, pa imazhet, ai menjëherë vuri re ngjashmërinë me personazhet vizatimorë të Nickelodeon. “Unë normalisht i shmang këto , por wow. SpongeBob dhe Patrick në jetën reale”, shkroi Mah në Twitter së bashku me një fotografi të sfungjerit dhe yllit të detit.