Makina dhe shtëpi të zhytura nën ujë, ndërsa njerëzit llogarisin dëmet që u janë shkaktuar pronave të tyre. Kjo është panorama në Laogs, gjatë sezonit të shirave, që zgjat nga marsi deri në nëntor. Por këtë vit, banorët e qytetit më të populluar të Afrikës, ku jetojnë 24 milionë vetë, përjetuan një prej përmbytjeve më të mëdha të viteve të fundit.

Përmbytjet paralizojnë aktivitetin ekonomik të qytetit, me një kosto të përllogaritur rreth 4 miliardë dollarë në vit. Ekspertët thonë se qyteti – që shtrihet buzë Atlantikut, mund të bëhet i pabanueshëm brenda fundit të këtij shekulli, për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe ndryshimeve klimatike.

Problemi ndërlikohet edhe për shkak të sistemit të papërshtatshëm të kanalizimeve dhe rritjes së pakontrolluar të popullsisë.

Në shtator, Agjencia Hidrologjike e Nigerisë, ka parashikuar një tjetër përmbytje katastrofale. Sipas ambientalistëve vendas, fakti që qyteti është ndërtuar shumë pranë detit dhe në një pjesë ishullore, e bën shumë të vështirë përballjen me rritjen e nivelit të ujërave.

Në ishullin Vikctoria, që është edhe një prej lagjeve më në zë të qytetit, është arritur të fitohet tokë nga oqeani dhe për ta mbrojtur atë është ndërtuar një mur i gjatë 8 kilometra, me blloqe betoni. Por kjo mund të mos mjaftojë…

Në të gjithë botën, niveli i detit është parashikuar të rritet më shumë se 2 metra, deri në fund të këtij shekulli. Kjo do të bënte që Lagosi të zbriste në 2 metra mbi nivelin e detit dhe rreziku i përmbytjeve të shumëfishohet. Vetëm në vitin e kaluar, më shumë se 2 milionë persona u prekën nga përmbytjet, ndërsa 69 humbën jetën.

Shpresa për të ndryshuar fatin është vendosur te qeveria qendrore, e cila ka premtuar të ngrejë një projekt kombëtar për të luftuar fenomenin. Por mes shumë problemeve me të cilat përballet Nigeria, mbetet për t’u parë sa fonde do të shkojnë vërtet për këtë qëllim.

M

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here