Nivelet e kolesterolit mund t’ju tregojnë informacione të rëndësishme për shëndetin e zemrës – të cilat nuk mund t’i dish pa e kryer testin në fjalë.

Kjo për shkak se zakonisht niveli i lartë i kolesterolit nuk shkakton simptoma derisa diçka serioze të ndodhë, si p.sh., sulmi në zemër.

Një doktor rekomandon që testin e parë duhet ta bëni në moshën 35 vjeçare (më herët nëse jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, p.sh., nëse keni histori familjare me sëmundje kardiovaskulare apo jeni mbipeshë).

Testi i parë është i rëndësishëm për shkak se i jep doktorit mundësi t’i krahasoj ndryshimet më vonë.Reklamë

Edhe nëse rezultatet bazë janë të mira – kjo nuk do të thotë se jeni të siguruar për tërë jetën, pasi që rreziku rritet përgjatë moshës.

Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse përjetoni ndryshime shëndetësore gjatë asaj kohe – p.sh., shtoni peshë, i ndaloni ushtrimet fizike apo filloni të konsumoni duhan dhe alkool.

Të gjithë këta faktorë e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, e gjithashtu edhe sëmundjeve tjera si diabeti, transmeton Telegrafi.

Prandaj, është e rëndësishme që testet e kolesterolit t’i përsëritni thuajse çdo 5 vite.

Megjithatë, i njëjti sistem nuk duhet të aplikohet tek personat që kanë histori familjare me kolesterol të lartë – ose nëse zhvillojnë shtypje të lartë të gjakut apo diabet, për shkak se këta duhet t’i bëjnë testet çdo vit.

Gjithashtu është e rëndësishme që të kontrolloheni rregullisht tek doktori, pavarësisht se analizat bazë dalin mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here