6.1 C
Pristina
Thursday, September 23, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Xhamia e Pazarit të vjetër në Gjirokaster

Xhamia e Pazarit të vjetër në Gjirokaster

Xhamia e Pazarit të vjetër ne Gjirokaster . Ajo është çdo ditë e hapur dhe hyrja është e lirë. Kjo xhami i ka shpëtuar shkatërrimit të objekteve të kultit gjatë erës komuniste, pasi kishte një status si monument Kulture. 12 nga 13 xhami që kishte Gjirokastra u shkatërruan gjatë kësaj periudhe. Në fakt për një kohë të gjatë kjo xhami është përdorur si një sallë trajnimi për akrobatët e cirkut që shfrytëzonin lartësinë e tavanit për të varur trapezat e tyre. Ka qenë pjesë e planeve të Memi Pashës për Pazarin e vjetër dhe është ndërtuar për herë të parë në shek e 17. Por ajo u dogj nga zjarri një shekull më vonë, ashtu si dhe pazari.
Ndertesa tetëkëndore në pjesën perëndimore u përdor për larjen e duarve dhe këmbëve para se besimtarët të hynin brenda. Sipas zakoneve, burrat dhe gratë luteshin ndarë nga njëri tjetri dhe hyrjet gjithashtu i kishin më vete. Zona poshtë hyrjes dikur ka qene e zënë me dyqane. Paratë që mblidheshin nga tregtarët ishin burim të ardhurash për mirëmbajtjen e xhamisë. Dhoma më e madhe brenda përdoret për lutjet. Në murin përballë është mirhab, ku qëndron imami i orientuar nga Meka, drejtimi nga duhet të kthehen myslimanët kur të luten. Një shkallare e vogël në të djathtë të vendit të imamit është vendi ku ai jep mesazhe gjatë lutjeve të së premtes. Hyrja për në minaret, e cila ka 99 shkallë dhe përfaqëson 99 emrat e Zotit në Kuran, është në qoshe. Afër ju mund të shihni një ndërtesë të verdhë që ngjan si një xhami me një çati kupolë. Kjo ndërtesë tetëkëndore dykatëshe e ndërtuar në 1727 është përdorur si teqe nga Bektashinjtë. Është mbyllur gjatë periudhës komuniste. Sot është një medrese (shkollë myslimane).

Monuments of Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Letrat e pabotuara, si Alois Hitler e nxiti djalin e tij të bëhej përbindëshi që e njohin të gjithë

Figura e Adolf Hitlerit, vazhdon të mbetet një temë e rëndësishme e diskutimeve në mjedisin e sotëm akademik. Në fillim të këtij...

Figura e shtrembëruar e Ali Pashë Tepelenës në dramaturgjinë perëndimore

Refik Kadija Vdekja tragjike e Ali Pashë Tepelenës më 25 janar 1822 bëri jehonë në Evropë dhe nxiti interesin...

A duhet të bëhet doza e tretë e Pfizer, FDA del me rekomandim: Vetëm për personat e kësaj moshe

Një komitet i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave hodhi poshtë kërkesën e kompanisë Pfizer për të injektuar në masë një dozë...

Arkeologët rrugës për të gjetur një qytet antik të zhdukur në Meksikë

Gjurmë të fshehura të një qyteti të madh antik në Meksikë janë zbuluar pasi që LIDAR (Zbulimi me anë të laserit të...

Recent Comments