Ne jeten tone te perditeshme, ne ndeshemi me vale te shumllojeshme, ndaj te cilave organizmi reagon ne menyra te ndryshme.

Valet e detit zakonisht kane nje efekt relaksues mbi organizmi human, e kundeta ndodh me valet elektromagnetike.

Pervec valeve te drites, ne shtepite tona hyjne edhe vale te prodhuara artificialisht si nga stacionet e radios, televizoret, telefonat celulare, kompiuterat dhe te tjera. Te gjitha keto vale transmetojne energji secila ne mase me te madhe apo me te vogel. Efekti i tyre mbi organizmin eshte i ndryshem (sepse jane vale me karakteristika te ndryshme).

Antenat e ripetitoreve te TV, Radios dhe Telefonave Mobile a jane te demshme? Potenca e nje ripetitori te telefonise se levizeshme eshte shume me e madhe sesa ajo e nje celulari. Por nese telefoni celular do te vendoset anash kokes, kjo do te shkaktoje nxehtesi nga vete aparati dhe praktikisht behet me e demshme se ajo e ripetitorit.

Problemi i elektromagnetizmit qendron sepse eshte nje ndotje e “padukshme”, “nuk ka ere”, por qe shkakton rrezatim elektromagnetik vecanerisht te rende dhe te demshem, duke rrezikuar per tumore, sidomos tek femijet, dhe ky problem me koshience harrohet nga te gjithe, sepse te gjithe jemi perdorues te kesaj teknologjie (qofte edhe duke perdorur celularin).

“Nese zhvillimi ekonomik duhet te realizohet me fondet e shendetit publik, kjo rrezikon qe te fitohet dicka sot, duke shtuar shpenzimet socio – sanitare ne te ardhmen si pasoje e shtimit te rasteve te kancerit, crregullimeve neurodegjenerative, infertilitetit, pagjumesise, depresionit, alergjive dhe te gjitha problemeve te lidhura me radiofrekuencat”. (Shoqata e semundjeve nga intoksikacioni kronik dhe ambiental _ Francesca Romana).

Shtimi i antenave te ripetitoreve te frekuencave, me te vertete qe te ben te lidhesh me shpejt me internetin, televizorin, stacionet e redios dhe te tjera, por kjo mund te beje qe te shtohet problemi i semundeshmerise. Kete kane nenvizuar presidentet e Agjencise Rajonale per Ambientin dhe te Institutit te Larte per Kerkimet Ambientale ne Itali ne Nentor 2011.

Studimet e viteve te fundit kane vene ne dukje se valet e padukeshme te spektrit elektromagnetik, kane nje ndikim te thelle mbi mbi cdo aspekt te rregullimit biologjik. Funksionet biologjike te organizmit tone (te rrahurat e zemres, funksionimi i trurit, reaksionet metabolike qe ndodhin ne cdo qelize, etj), rregullohen nga rryma, pra ne jemi “qenie elektrike”.

Ne boten e qyteteruar kryesisht, ne ndodhemi ne nje ekspozim te panderprere ndaj valeve elektromagnetike qe clirohen nga paisjet elektrike te perdorimit te perditshem si frigorifere, televizore, telefona celulare, kompiuter, Wi-Fi, etj.dhe si pasoje detyrimisht qe predispozohemi me pasojat shendetesore te nje lloi apo tjetri, nga veprimi i ketyre valeve.

Sipas Dr. Ann Louise Gittleman, autore e librit Zapped: ne jemi te ekspozuar ndaj nivelit rrezatimit radioaktiv per 100 milion here me shume se stergjysherit tane.

Hulumtuesit ne Institutin Kombetar per Shendetesi kane zbuluar se thjeshte, vetem mbajtja e nje celulari aktiv afer kokes per 50 minuta, prodhon ndryshime te dukshme ne metabolizmin e trurit.

Raporti komplet eshte prezantuar se fundi nga Prof. Girish Kumar i departamentit IIT te Bombay te ingenierise elektrike. Kumar ka thelluar kerkimet e tij mbi radiacionin e telefonise celulare dhe efektet e saj, eshte kunder perdorimit te shpeshte te telefonave celulare,nsepse i shkakton perdoruesve shtimin e riskut te kancerit, tumoreve te trurit dhe rreziqe te shumta te tjera per shendetin.Per femijet kjo eshte edhe me e shprehur.

Wi-fi (interneti pa fije), eshte nje sistem qe krijon fushe elektromegnetike me nje frekuence rreth 2400 megaherz, gati e barabarte me ate qe organizmi absorbon edhe nga celulari.

Valet e emetuara nga telefonat celularë a shkaktojnë kancer?

Fjalë mbi këtë pyetje ka shumë, por pak mund të quhen informacione apo fakte minimalisht të kënaqshme.

Ne vitin 2001 Paolo Vecchia ne Institutin e Larte te shendetit, Rome – ka krijuar klasifikimin e quajtur IARC per vleresimin e aftesise kancerogene te fushave elektromagnetike.

Klasifikimi sipas IARC :

  1. Agjeent kancerogen per njeriun
  2. a) Agjent probabilisht kancerogjen per njeriun
    b) Agjent i mundeshem kancerogjen per njeriun
  3. Agjent jo i klasifikueshem persa i perket kancerogjenitetit tek njeriu
  4. Agjent probabilisht jo kancerogjen per njeriun.

IARC I ka klasifikuar fushat magnetike ELF si te mundeshme kancerogjene per njeriun (Grupi 2B).

Efektet akute teshkaktuara nga cilado fushe radiofrekuence:

  • Absorbim te energjise elektromagnetike
  • Shperndarje ne formen e nxehtesise
  • Ngritje e temperatures se pergjitheshme apo lokale (efekti termik)

Shkenca mjeksore e konsideron si te tolerueshme nje ngritje konstante te temperatures deri ne 1Grade Celcius, qe korespondon me nje vlere prej 4W/kg.

OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) në 2011 i klasifikoi telefonat celularë si burim i mundshëm kancerogjen. (Grupi 2B).

Efektet e tjera te valeve elektromagnetike :

Frekuencat elektromagnetike influencojne mbi D.N.A –ne, R. N. A. –ne dhe mbi sintezen e proteinave, duke crregulluar formen dhe funksionin e proteinave dhe influencojne mbi genet, ne ndarjet dhe diferencimin qelizor, ne morfogenezen (procesi me ane te cilit qelizat duke u grumbulluar formojne indet dhe organet), mbi sekrecionet hormonale si edhe mbi zhvillimin dhe funksionimin e sistemit nervor.

Sasia e energjisë që celulari emeton varet nga modeli i aparatit, nga teknologjia, por mbi të gjitha nga distanca mes telefonit dhe antenës, apo ripetitorit (përsëritësit) të sinjalit. Sa më larg të jetë nga antena aq më shumë duhet të rritet fuqia për të stabilizuar komunikimin, pra për të “patur rrjet”. Po ashtu, kur telefoni gjendet brenda një strukture metalike, kjo mund të shërbejë si izoluese, dhe energjia e emetuar të jetë më e madhe. Një rast konkret është ai i makinës, skeleti metalik i së cilës rrit energjinë e emetuar nga telefoni celular.

Radiacionet e emetuara nga telefonat celularë janë të tipit “me frekuencë të lartë”, sepse gjenden në fashën (rripin) e 900 MHz – 2.4 GHz, dhe janë të tipit jo-jonizuese. Jo-jonizuese do të thotë që janë valë që nuk e ndryshojnë (modifikojnë) strukturën kimike të substancave dhe materies që takojnë në rrugën e vet.

Për të ndërhyrë apo ndikuar mbi molekulat, gjatësia e valës duhet të jetë nga ana e vet e vogël, dhe si pasojë me frekuencë të lartë. Pra, fakt është se valët e emetuara nga telefonat celularë nuk ndërveprojnë drejtëpërsëdrejti me molekulat e një substance apo në rastin që na intereson, me molekulat e trupit të njeriut.

Por kjo nuk do të thotë se radiacionet e emetuara nga telefonat celularë nuk kanë asnjë efekt mbi trupin tonë, sepse nga pikëpamja termike valët transferojnë (gjenerojnë) nxehtësi në indet e trupit, që si pasojë ngrohen. Kjo vihet re lehtë, duke krahasuar temperaturën që ka krahu nga është mbajtur telefoni celular gjatë një telefonate 20 minutëshe, me temperaturën e krahut tjetër.

Një studim ka treguar se, kur një person e përdor telefonin celular për 50 minuta pa ndërprerje, indet e trurit nga ana e celularit metabolizojnë më shumë glukoze krahasuar me krahun tjetër. Nuk është akoma e qartë nëse kjo gjendje e ndryshuar krijon rreziqe. Të paktën, studimi në fjalë konfirmon, se përdorimi i zgjatur i celularit ka një efekt mbi trupin e njeriut.

Në gjendjen aktuale të gjërave, nuk njihet një mekanizëm biologjik që të shpjegoje se si rrezatimet jo-jonizuese mund të provokojnë kancerin.

Frekuencat e celulareve nderhyjne ne funksinimin e dispozitiveve te tjere qe shpetojne jeten, duke perfshire Pace-Maker, dhe keshtu mund te provokojne vdekje te menjehereshme.

Dëmet e shkaktuara nga valët elektromagnetike të celularëve, mund të prekin edhe sterilitetin tek meshkujt. Doktoresha Fiona Mathews doli në konkluzionin se sperma e atyre që mbanin telefonin në xhepin e përparmë, ishte 8% më e keqe në krahasim me të tjerët.

Ndaj dhe do të ishte tepër e këshillueshme që të hiqni dorë nga zakoni i të mbajturit telefonin në xhepat e para të pantallonave, më mirë mbajeni në xhepat e pasme. Këto rezultate nuk tregojnë se ata që e mbajnë telefonin në xhep bëhen domosdoshmërisht steril, megjithatë derisa të vërtetohet e kundërta do të ishte mirë që ta mbanit në vend tjeter.

Radiacioni i celulareve mund te provokoje demtime te parikthyeshme te fertilitetit mashkullor. Ato janë tepër të rrezikshme edhe për fëmijët dhe gratë shtatzëna. Prandaj edhe nënave të ardhshme iu këshillohet, që t’i zvogëlojnë bisedat sa më shumë që te jete e mundur.

Gjithashtu, celularin duhet ta mbështetni në kokë vetëm atëherë kur fillon të krijojë lidhjen me numrin tjetër që ju e kërkoni, sepse rrezatimi është më i lartë gjatë kërkimit të numrit. Dhe për në fund, telefonat celulare duhet t’i mbani në çantë, larg nga organet vitale, si dhe assesi të mos i mbani në xhepa.

Çfare mund te bejme qe ta mbrojme vehten?
  • Të mos mbahet telefoni celular afër, nën jastëk, gjatë gjumit.
  • Te shkurtohet koha dhe numri i telefonatave qe ben duke perdor telefonin celular.
  • Të përdoren kufjet, sepse edhe me disa centimetra distancë, fusha elektromagnetike bie dukshëm në intensitet.
  • Te mbahet celulari sa me larg nga koka qe eshte e mundur. Shkruaj (SMS mesazhe) ose perdor altoparlantin e celularit sa me shpesh.
  • Ne shtepi te perdoren telefona me tela te modes se vjeter, ne vend te atyre bashkekohore pa tela.
  • Te Mbahet laptopi larg nga preheri, te vendoset ne tavoline.
  • Te largohen te gjitha, apo shumica e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes.
  • Te konsumohen super-ushqime dhe suplementare antioksidues, per te luftuar radikalet e lira qe valet elektromagnetike krijojne.
  • Te perdoret teknologji tokezimi per te stabilizuar ritmet elektrike te trupit dhe minimizuar efektet e interferences se frekuencave elektromagnetike.
  • Te mos qendrohet gjate prane antenave te ripetitoreve. Largesia nga keto antena varet nga frekuencat qe ato emetojne. Sidoqofte, mire eshte qe keto antena te mos jene prane zonave te banuara.
  • Duke implementuar keto dhe disa strategji te tjera, Dr. Gittleman pretendon se ka arritur permiresime te medha ne shendetin e saj, si dhe ne shendetin e njerezve tjere qe ajo ka ndihmuar.Dr. Viktor QERESHNIKU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here