Prof. Dr. Rexhep Doçi
Siç mësojmë nga vepra “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, një mbretëreshë ilire njihet me emrin Olimpia, e cila sundoi përafërsisht rreth vitit 320 p. e. s., dhe ishte “e bija e Pirros ilir, mandej edhe e shoqja e mbretit ilir Filip, si dhe edhe më me rëndësi, ishte e ëma e mbretit të famshëm ilir Aleksandër Mollosit apo Aleksandrit të Maqedonisë. Si mbretëreshë ilire del edhe në bazë të gjykimit të dhënë në veprën “Historia e popullit shqiptar”, ku shkruan: “Pas vdekjes së Aleksanrit, në Epir e morën pushtetin dy mbretër: Olimpia, e cila e la Maqedoninë për të qeverisur Epirin, dhe Ajkidi. Ajo u mund në betejë të dytë nga Kasandri dhe u ekzekutua (viti 317 p. e. s.”. Sa i përket prejardhjes gjuhësore dhe kuptimore të matronimit Olimpia, sa kam mundur të hulumtoj, studiuesit nuk sqarojnë sa e si duhet, pos që e përmendin Olimpin apo Malin Olimp si tempull apo seli të zotërave apo të Zeusit, dhe atë jo vetëm në një mal në Greqi po edhe në Sicili, që konsiderohet, se është bukur bindës si vendbanim në kontinuitet pellasdo-iliro-shqiptar nëpër kohë e deri më sot. Për përdorimin e matronimit Olimpi në trashëgiminë shqiptare, ose ndër arbëreshët mesjetarë të Italisë sikur flet edhe personazhi i poems së Jeronim De Radës “Serafino Topia (1839-1843, me fragmente të këngëve të saj në shekullin XV”. Olimpia e De Radës paraqitet nëpër vendet e Olimpisë së moçme të viseve të Epirit, si në Janinë e Artë.