Shumë pak njerëz e kanë ditur, por ekziston edhe një flamur ndërkombëtar i planetit Tokë, i cili ka ngjyrë të kaltër dhe është i përbërë nga shtatë unaza që formojnë lulen, shkruan Gazeta Metro. 


Vexillologjia është studimi shkencor i flamujve dhe praktika e hartimit të flamujve quhet vexillografi. E një person i quajtur Oskar Pernefeldt i Kolegjit të Dizajnit Beckmans në Stokholm, Suedi, ka dizajnuar projektin e flamurit ndërkombëtarë të Tokës.

Flamuri që ka dizajnuar Pernefeldt, është i kaltër ku në qendër të tij janë shtatë unaza të cilat formojë një lule, e që është simbol i jetës në Tokë.

Unazat janë të lidhura me njëra-tjetrën, të cilat paraqesin sesi lidhen gjithçka në planetin tonë, drejtpërdrejt ose indirekt.

Fusha blu përfaqëson ujin i cili është thelbësor për jetën, kjo pasi oqeanet mbulojnë pjesën më të madhe të sipërfaqes së planetit tonë. Unazat e jashtme të luleve formojnë një rreth i cili mund të shihet si një simbol i Tokës si një planet dhe sipërfaqja blu mund të përfaqësojë universin.

”Flamuri është projektuar me udhëtim në hapësirë ​​në mendje, duke theksuar se astronautët janë ‘më shumë sesa përfaqësues të vendeve të tyre’. Flamuri është krijuar kështu për të ‘kujtuar njerëzit e Tokës që ne e ndajmë këtë planet, pa marrë parasysh kufijtë kombëtarë. Që ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe planetin ku jetojmë”, kishte thënë Pernefeldt në prezantimin e projektit.

Sipas uebfaqes së projektit, për të krijuar flamurin u bë me ndihmën e kompanive përfshirë LG, BSmart, dhe Nasa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here