6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home KËSHILLA Veprimet që NUK duhet të bëni pas djegies nga dielli

Veprimet që NUK duhet të bëni pas djegies nga dielli

Ka shumë mënyra natyrale për të trajtuar lëkurën e djegur nga dielli. Por disa veprime në dukje të padëmshme mund t’ju përkeqësojnë.

Këto janë gabimet qe duhet të shmangim nëse kalojmë shumë kohë në diell:

1.       Përdorimi i aloe vera-s të fabrikuar

Megjithëse aloe vera mund të ndihmojë në qetësimin e skuqjes, duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të xhelit të aloes që po aplikoni në lëkurën tuaj. Disa përbërës artificialë, të tillë si benzokaina ose lidokaina, mund të përkeqësojnë acarimin dhe të shkaktojnë kruarje të lëkurës. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e aloe veras origjinale për të trajtuar lëkurën e dëmtuar nga dielli.

2.       Veshja e rrobave të ngushta

Veshja e rrobave të ngushta mbi lëkurën e djegur nuk e lejon atë të jetë e ajrosur dhe të shërohet lehtë. Zgjidhni rroba të gjera, material pambuku.

3.       Konsumimi i kafesë

Djegiet nga dielli shpesh shkaktojnë dhimbje koke dhe ndërsa një filxhan kafe mund të duket sikur do ta bëjë të zhduket, në të vërtetë do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Qëndrimi në diell për një kohë të gjatë bën që ju të dehidratoheni dhe pirja ujit është thelbësore për të zëvendësuar lëngjet e humbura të trupit. Për shkak se kafeina ju bën të shkoni në banjë më shpesh, trupi juaj humbet edhe më shumë lëngje dhe minerale thelbësore.

4.        Përdorimi i make up-it

Mund të jetë joshëse të mbuloni një djegie nga dielli me fondatin, por ashtu si veshjet e ngushta, nuk do ta lejojë lëkurën tuaj të marrë frymë. Sigurohuni që të shmangni produktet e rënda dhe të përdorni furça të buta për ta aplikuar. Specialistët e kujdesit për lëkurën gjithashtu rekomandojnë të përdorni sfungjer të lagur, pasi ata janë më të butë për lëkurën.

5.       Eksofolimi i lëkurës

Lëkura e djegur nga dielli nuk është e këndshme për syrin dhe është krejt e natyrshme të përpiqeni ta hiqni shtresën e lëkurës së thatë nga trupi. Por në fakt kjo mund ta dëmtojë edhe më shumë lëkurën, pasi produktet eksfoliante priren të jenë agresive në lëkurë. Në vend të kësaj, lejoni që djegiet nga dielli të shërohen natyrshëm, gjë që zgjat zakonisht deri në 7 ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Godinat më të bukura të bukura të botës

Festivali Botëror i Arkitekturës ka zbuluar listën prestigjioze të ndërtesave dhe projekteve të reja më të mira nga e gjithë bota.

Te varri i mikut më të madh të shqiptarëve

Shkruan:Daut Dauti Në fund të fshatit Brushford, në anën e djathtë të rrugës, gjendet kisha St. Nicholas. Është ditë...

Vetëm se fliste të vërtetën: Vr.asja greke e Gjeneralit Telini që shihte shqiptarët deri në Janinë e Çamëri

Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit, njerëz të panjohur...

Pamje: Dy “banda” majmunësh luftojnë mes vete, e bllokojnë rrugën

Në internet është publikuar pamje e rrallë e dy grupeve të mëdha të majmunëve që luftojnë mes vete para vozitësve të habitur...

Recent Comments