6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home KËSHILLA Televizori pengon zhvillimin e të folurit te fëmijët

Televizori pengon zhvillimin e të folurit te fëmijët

Shtëpitë e zhurmshme, me volum të lartë të televizorit apo zhurma e makinave nga jashtë, mund të pengojnë zhvillimin e të folurit dhe të lexuarit tek fëmijët, sugjeron një studim i ri nga sociologë e psikologë. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se foshnjat e kanë të vështirë të mësojnë fjalë të reja kur ka zhurmë në sfond. Sipas tyre, nivelet e zhurmave në sfond mund të interferojnë  tek aftësia e të mësuarit fjalë të reja.

Klasat e zhurmshme gjithashtu mund të pengojnë zhvillimin e të folurit tek foshnjat, thonë studiuesit. Në një artikull të publikuar tek revista “Zhvillimi i Fëmijës”, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Wisconsin-Madison thanë: “Të mësuarit e fjalëve të reja është një aftësi e rëndësishme që siguron një themel për aftësinë e fëmijës për të kryer  shkollën. Shtëpitë moderne janë të mbushura me pajisje të zhurmshme, si televizor, radio etj, të cilët mund të ndikojnë tek mënyra si fëmijët mësojnë fjalë të reja që në moshë të vogël.

Autorët thonë se zhurma e lartë mund të ndikojë tek zhvillimi mendor i fëmijës. Fëmijët që jetojnë në shtëpi të zhurmshme dalin me rezultate jo shumë të mira në shkollë dhe kanë nivele më të larta të hormonit kortizol të stresit në gjak, krahasuar me fëmijët që jetojnë në shtëpi më të qeta.

Pjesa më e madhe e studimeve të mëparshme janë kryer në kushte laboratorike. Ndërsa studimi i fundit u krye në ambientet ku njerëzit qëndrojnë më shumë, si shtëpi apo shkollë. Gjatë studimit u përfshinë mbi 100 fëmijë të moshave 22-30 muajsh. Ata morën pjesë në një eksperiment kur duhet të mësonin emrat e objekteve të panjohura.

Foshnjat fillimisht dëgjuan fjali që përmbanin dy fjalë të reja. Ata më pas mësuan cili objekt korrespondonte me emrin. Në fund foshnjave iu kërkua që të përsërisnin fjalët e reja. Gjatë dy eksperimenteve të para, 80 foshnje i mësuan fjalët ndërsa kishte zhurmë të madhe në sfond dhe kur ishte pak më qetë. Vetëm fëmijët e ekspozuar ndaj tingujve më të qetë në sfond arritën të mësonin fjalët e reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqipëria dhe ‘eksperimenti’ me bananet e Somalisë në 1940! Historia e një koncesioni të pazakontë

Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Kompania e monopolit të bananeve (Regia azienda monopolio banane (RAMB), ishet një kompani shtetërore italiane aktive...

Studimi më i ri / Ja sa zgjasin antitrupat kundër Covid19 në trupin tonë

Antitrupat e zhvilluar kundër Covid rezistojnë për një kohë të gjatë në të shëruar: konfirmimi vjen edhe një herë nga Vo ‘Euganeo,...

Lëngu i patëllxhanit për uljen natyrale të sheqerit në gjak

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë zgjedhje të kufizuara ushqimore. Në veçanti, ata duhet të kufizojnë sasinë e karbohidrateve.

Godinat më të bukura të botës

Festivali Botëror i Arkitekturës ka zbuluar listën prestigjioze të ndërtesave dhe projekteve të reja më të mira nga e gjithë bota.

Recent Comments