6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home KËSHILLA Pse ka më shumë efekte anësore, pas marrjes së dozës së dytë...

Pse ka më shumë efekte anësore, pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës?

Dhimbje në vendin e injeksionit, lodhje dhe dhimbje koke:këto janë efektet anësore më të zakonshme të vaksinave anti-covid të kompanive Pfizer-BioNTech dhe Moderna mRNA, të përjetuara nga rreth një e treta e pjesëmarrësve gjatë fazës së testeve. Më rrallë, shfaqen edhe simptoma të gripit, të tilla si të dridhurat dhe ethe që vijnë dhe ikin pa pasoja, brenda disa ditësh.

Përgjigje imune

Këto shqetësime kalimtare mund të krijojnë një shqetësim të kuptueshëm. Por duhet t’i presim të lehtësuar, pasi ato janë një sinjal i përgjigjes efektive imune të nxitur nga vaksina. Por pse ndodh ky reagim më i fortë gati gjithmonë pas dozës së dytë, dhe jo menjëherë pas së parës?

Kur sistemi imunitar ndesh për herë të parë një virus, ai vendos një togë qelizash të ngarkuara me memorizimin e karakteristikave të tij, në mënyrë që të luftohet më lehtë në të ardhmen. Vaksinat japin mundësinë që t’i bëjnë të ditur qelizave imune identitetin e virusit, dhe kjo në kushte të sigurta, pa nevojën e prekje nga një infeksion. Është njëlloj si të fluturoni me një simulator, duke qenë të sigurt prej aksidenteve.

E dyta është shumë më e mirë

Ashtu si në mësimdhënie dihet se përsëritja është thelbësore. Doza e parë i ofron trupit mjetet për ta njohur pushtuesin:Vaksinat e Pfizer dhe Moderna, ofrojnë recetën për krijimin e proteinës që vesh nga jashtë koronavirusin, gjë që nga ana tjetër, do të stimulojë një reagim imunitar.

Por pikërisht pas dozës së dytë të vaksinë, sistemi imunitar kupton se situata është“serioze”, ndaj ai bën provat përgatitore për një sulm të vërtetë (por gjithmonë në mungesë të infeksionit). Vaksinat e ARN-së, i japin trupit tonë udhëzimet gjenetike delikate për të prodhuar proteinën virale, të mbështjellë në një “zarf mbrojtës” nanopjesëzash yndyrore. Këto të fundit janë të ndryshme nga çdo element tjetër në trupin e njeriut, ndaj quhen qelizat imune të lindura, pra një linjë e menjëhershme dhe jo specifike e mbrojtjes.

Pasi të jenë identifikuar grimcat lipidetike, këto qeliza do të lëshojnë sinjale alarmi, citokinat, që nga ana tjetër do të thërrasin në ndihmë sistemet e tjera mbrojtëse:mund ta imagjinojmë të gjithën këtë si një reagim të parë instiktiv ndaj sulmit që sjell një rritje të inflamacionit, dhe që nga ana e tij shkakton dhimbje dhe ënjtje në krah.

Mbërrijnë përforcimet

Sistemi imun i lindur aktivizohet menjëherë,por ç`aktivizohet po aq shpejt. Për disa ditë prodhimi i citokinave bie, dhe ky reagim fillestar i hap rrugën një imuniteti adaptiv apo specifik, i cili vepron në mënyrë të shenjestruar kundër një patogjeni specifik.

Kjo përgjigje, e cila bazohet në veprimin e limfociteve, është tipikisht më efektive sesa imuniteti i lindur, por më e ngadaltë në veprim. Limfocitet T dhe B, të ngarkuara me prodhimin e antitrupave, kanë nevojë të studiojnë për disa ditë proteinën virale, përpara se të ndërhyjnë.

Disa qëndrojnë “roje” pranë vendit të injeksionit, ndërsa pas dozës së dytë të vaksinës, kur kërcënimi i një sulmi provokohet sërish, ato janë gati, thërrasin në ndihmë antitrupat specifikë, dhe nga ana tjetër shkaktojnë një çlirim të citokinave, duke i shtuar një shtresë tjetër inflamacioni reagimeve të mëparshme.

Pikërisht në atë pikë,mund të ndodhin efektet anësore të lartpërmendura. Ato përfshihen në 2 nivele të përgjigjes imune, që çimentojnë“kujtesën”ndaj virusit. Pra,nëse doza e parë e vaksinës stimulon një reagim të lindur dhe përshtatës, e dyta u rikujton qelizave B dhe T se kërcënimi duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh, dhe siguron që kundër tij të aktivizohen antitrupat efektivë neutralizues. Është njëlloj sikur limfocitet të pyesin:Pse po ndodh kjo sërish? A nuk e kemi hequr qafe virusin 21 apo 28 ditë më parë? Kjo është arsyeja pse janë kaq të rëndësishme dozat e dyta të vaksinës.

Një punë e heshtur

A duhet të shqetësohen ata që nuk kanë asnjë efekt anësor nga vaksina? Aspak. Në fakt, shumica e njerëzve nuk raportojnë ndonjë efekt anësor të rëndësishëm. Sistemi imunitar vepron shumë ndryshe nga një person tek tjetri, dhe ndërsa tek disa njerëz funksionon në heshtje, tek të tjerët jep shfaqje më të dukshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shumica e informacionit të rremë mbi vaksinat vjen nga vetëm 12 njerëz në rrjete sociale, zbulon studimi

Shumica dërrmuese e teorive të dezinformimit dhe konspiracionit anti-vaksinë Covid-19 e kanë origjinën nga vetëm 12 persona, gjeti një raport nga Qendra...

Çfarë ishte tregu reciprok në Shqipërinë e viteve ’40-’50?

Në vitin 1948, pas ndërprerjes së furnizimit me triska të fshatarësisë, filloi zbatimi i një sistemi të ri grumbullimi dhe furnizimi për...

Shqipëria dhe ‘eksperimenti’ me bananet e Somalisë në 1940! Historia e një koncesioni të pazakontë

Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Kompania e monopolit të bananeve (Regia azienda monopolio banane (RAMB), ishet një kompani shtetërore italiane aktive...

Studimi më i ri / Ja sa zgjasin antitrupat kundër Covid19 në trupin tonë

Antitrupat e zhvilluar kundër Covid rezistojnë për një kohë të gjatë në të shëruar: konfirmimi vjen edhe një herë nga Vo ‘Euganeo,...

Recent Comments