Pyjet janë vende të cilave njeriu që prej kohërave të lashta i afrohet plot dyshime. Zonat me pyje ishin dikur plot me rreziqe të tilla si kafshët e egra apo terreni i vështirë. Por sot ato janë më të rekomanduara për rënie dramatike të numri të kafshëve të rrezikshme, dhe orientimit më të mirë falë mjeteve të tilla si busulla apo smartfonët. E megjithatë, disa pyje mbeten të rrezikshme edhe për njerëzit e sotëm.
Pylli Hoia Baciu në Rumani
Pylli rumun, konsiderohet si më i frikshmi në Evropë, ndoshta edhe në botë, pasi është sinonim i misterit dhe fenomeneve paranormale. I pozicionuar në pjesën veriore të vendit, në rajonin e Transilvanisë, ky pyll cilësohet nga banorët si një “dritare dimensionale”, për shkak të zhdukjeve misterioze që kanë ndodhur aty me kalimin e kohës.
Ku vend u studiua nga biologu i njohur Aleskandër Sift gjatë viteve 1960, pas një aksidenti misterioz në pyll, ku ai vuajti nga ethet dhe djegiet për 2 javë. Shkencëtari kreu mbi 60.000 fotografi në pyll, disa prej të cilave misterioze dhe me dukuri paranormale, të cilat i dhanë Hoia Baciu emrin e tij të frikshëm.
Studimet e Sift nuk ishin të kufizuara vetëm tek fotot. Ai zbuloi një vend brenda pyllit, ku rrezatimi ishte jo proporcional dhe i pazakontë. Sot Hoia Baciu konsiderohet si një vend i rrezikshëm, dhe aty brenda hyjnë vetëm ekspeditat kërkimore.
Pylli Krzywy Las në Poloni
I pozicionuar në pjesën më perëndimore të Polonisë, Krzywy Las është i rrethuar nga një atmosferë misterioze, për shkak të formës së pashpjegueshme që kanë marrë mbi 400 peme pishe të mbjella gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar.
Edhe pse shkaqet duket se janë më shumë njerëzore sesa paranormale, nuk janë regjistruar zyrtarisht shkaqet pse këto pemë morën një formë shumë të harkuar, në krahasim me të tjerat.
Hipoteza më e besueshme është se pishat u mbollën, për të marrë prej tyre një dru tashmë të lakuar. Por më pas nuk u prenë, ndoshta për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Mbi këto pemë ka jo pak hipotezave mbi dukuritë paranormale, teksa shkaqet e formë së tyre të çuditshme mbeten plotësisht të panjohura.
Pylli i Kukullave në Meksikë
Të varura në pemët e asaj që tani quhet “Ishulli i Kukullave”, ndodhen qindra e qindra kukulla, disa të paprekura, ndërsa të tjerëve u mungojnë copat. Arsyeja pse janë varur nëpër pemë është e tmerrshme. Don Julian Barrera ishte banori i vetëm në këtë ishull.
Një ditë ai pa vdekjen e një vajze duke u mbytur, dhe nga ai episod u përndoq nga shpirti i të ndjerës. Ai nuk mundi të gjente paqe përveçse duke varur kukulla në pemët e pyllit të vogël të ishullit, të cilat i mbushi në mënyrë të rregullt. Kjo praktikë vazhdoi për vite me radhë deri ditën e vdekjes së tij, e cila ndodhi në rrethana të paqarta. Në fakt, burri vdiq fiks në vendin ku kishte vdekur edhe vajza.
Aokigahara, Pylli i Vetëvrasjeve në Japoni
Aokigahara është pa dyshim vendi më i frikshëm në Japoni. Emri i tij japonez “Jukai” do të thotë “Deti i Pemëve”, dhe shtrirja e tij prej 35 kilometrash në shpatet e malit Fuxhi e bëjnë atë një vend të gjelbër me një rëndësi të madhe për ekosistemin përreth.
Që nga kohërat antike, ky pyll ka qenë i njohur për dendësinë e formave të jetës që e popullonin atë, shkurreve dhe pemëve, të cilat e bënin atë një vend të heshtur dhe të rrethuar nga një atmosferë misterioze.
Por nëse në kohët antike nuk ishte një vend misterioz, pas romanit të vitit 1960 “Nami no tō”, që rrëfen vetëvrasjet e dy të rinjve të dashuruar, rastet e njerëzve që vdesin mes pemëve të pyllit janë shtuar shumë. Në vitin 1950, 30 njerëz u gjetën të vdekur në Aokigahara, shifër që ka arritur në108 në vitin 2004.