Elementet kimikë janë blloqe ndërtimi të gjithçkaje që shohim rreth nesh. Deri tani njihen 118 elementë, 94 prej të cilëve janë në gjendjen e tyre natyrale përfshirë hekurin, argjendin dhe arin, ndërsa të tjerët janë sintetikë, si kuriumi dhe kaliforniumi. Ja cilët janë10 elementët më të shtrenjtë të Tokës
- Ari: 56 dollarë grami
Është një nga elementët më të njohur dhe të përdorur në botë, sidomos tek bizhutë. Gati çdo civilizim antik e konsideronte këtë metal si shumë të vlefshëm. Edhe shkenca ka vërtetuar se disa nga karakteristikat e arit e bëjnë atë të përsosur për përdorim në fushën elektronike, edhe pse pengesë është kostoja e tij e lartë.
- Rodiumi: 58 dollarë grami
Përdorimi i tij kryesor është në industrinë e makinave. Cilësia më e madhe e këtij metali është fortësia e tij ndaj gërryerjes dhe kimikateve më të forta. Rodiumi përdoret gjithashtu në prodhimin e bizhuve, sidomos si një shtresë e hollë në arin e bardhë për të përmirësuar pamjen këtij të fundit.
- Platinumi: 60 dollarë grami
Ka rezistencë të jashtëzakonshme ndaj gërryerjes korrozionit, madje edhe në temperatura të larta. Për shkak se është i vështirë të gjendet, në mbarë botën në vit prodhohen vetëm disa qindra ton. Përveç përdorimit në prodhimin e bizhuve, ai gjen përdorim edhe në industrinë e makinave, stomatologji, madje edhe në mjekësi.
- Lantani: 64 dollarë grami
Është aq i butë saqë mund të pritet edhe me thikë. Ai përdoret si katalizator, në llamba me karbon për dritat e studios dhe projektorët, tek elementet e ndezjes në çakmakë dhe pishtarë, në katodat e elektroneve, në elektrodat GTAWetj. Por për shkak se gjendet me pakicë, kostoja e këtij elementi është mjaft e lartë.
- Lutecium: 69 dollarë grami
Është një nga metalet e rralla të Tokës. Por ndryshe nga lantanumi, ka shumë pak përdorime komerciale. Sidoqoftë, luteciumi i qëndrueshëm mund të përdoret si katalizator në procesin e rafinimit të naftës, por edhe në alkilim, hidrogjenizim dhe polimerizim.
- Skandiumi: 270 dollarë grami
Në vitet 1970 u zbulua se skandiumi ndikon pozitivisht në lidhjet e aluminit. Deri më sot, përdorimi i tij kryesor mbetet në lidhje të tilla. Tregtia globale e oksidit të skandiumit është rreth 10 ton në vit.
- Plutoniumi: 4.000 dollarë grami
Përdorimi kryesor i plutoniumit është tek armët dhe reaktorët bërthamorë. Si Plutonium-239 dhe Plutonium-241 janë të copëtueshëm, çka do të thotë se ato mund të mbështesin një reaksion zinxhir bërthamor. Plutoniumi është shumë radioaktiv, gjë që e bën atë jashtëzakonisht të rrezikshëm për t’u menaxhuar.
- Karboni: 65.000 dollarë grami
Karboni është një nga elementët më thelbësorë për jetën. Edhe pse një sasi e madhe e tij gjendet i pranishëm në të gjithë trupat tanë, dhe gjëra të tilla si qymyri dhe grafiti që nuk janë të shtrenjta siç e dimë të gjithë. Por nëse atomet e karbonit renditen në një mënyrë të caktuar mund të kenë një vlerë jashtëzakonisht të lartë. Në formën e diamantit, karboni mund t’ju kushtojë deri në 65.000 dollarë grami.
- Kaliforniumi: 25-27 milion dollarë grami
Ky element u zhvillua për herë të parë në vitin 1950 në Universitetin e Kalifornisë në Laboratorin e Rrezatimit, duke bombarduar kuriumin me grimca alfa. Që nga ajo kohë, është prodhuar vetëm pak gram i këtij elementi. Kostoja është rreth 27 milion dollarë, dhe kjo pasi prodhimi global i kaliforniumit është gjysmë grami në vit.
- Franciumi: 1 miliard dollarë grami
Një gram francium nuk është parë nga askush. Kjo për shkak se gjysma e jetës së këtij elementi është rreth 22 minuta, gjë që do të thotë se çdo sasi e shikueshme e elementit do të avullojë menjëherë. Sasia më e madhe e këtij elementi që është prodhuar ndonjëherë në laborator, ishte një tufë prej më shumë se 300.000 atomesh. Pavarësisht çmimit të lartë, ky element nuk ka asnjë përdorim praktik.