Nga efekti serë tek një Jetstream më i dobët, shumë teori qarkulluan për dukuritë ekstreme klimatike në rritje në Gjermani, përfshirë përmbytjet masive të ditëve të fundit.

Ekspertët mendojnë sakaq se edhe hëna shkaktoi probleme. Janë vënë re parregullsi në trajektoren e saj. Kjo ndodh një herë në 18 vjet e kur të përsëritet herën tjetër në vitet 2030, niveli i detit do të jetë i ngritur si pasojë e ngrohjes globale dhe kjo është një arsye për t’u shqetësuar.

Por çfarë do të ndodhte nëse sateliti i vetëm natyror i planetit tonë i afrohet shumë Tokës? Neil Comins, fizikant në Universitetin e Maine, kujton se efekti më i njohur i saj është tërheqja gravitacionale mbi oqeanet, që rezulton çdo ditë në dy batica të mëdha e dy zbatica.

Por nëse hëna do të ishte nga Toka sa gjysma e distancës që është tani, baticat do të ishin 8 herë më të larta; disa ishuj do të mbuloheshin nga uji përgjatë pjesës më të madhe të ditës e shumë vija bregdetare me gjasë do të bëheshin të pabanueshme për shkak të nivelit të lartë të detit.

Dallgë energjie do të përplaseshin nga ana tjetër mbi planetin për shkak të shtimit të fuqisë gravitacionale, duke goditur koren e Tokës e duke u bërë shkas për tërmete e shpërthime vullkanike të fuqishme, ndërsa do të ndikonte dhe mbi rrotullimin e saj e për rrjedhojë, dhe tek gjatësia e ditës dhe natës./tch/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here