Arabia Saudite njoftoi se dy robotë janë vënë në përdorim për të garantuar sigurinë dhe për të orientuar haxhilerët që kryejnë adhurimin e Haxhit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë saudite së lajmeve SPA, “roboti personal”, që punon me teknologjinë 3G dhe që përmban ekran, aparat fotografik dhe mikrofon, ka aftësinë të ecë mes haxhilerëve, t’i orientojë ata dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Siç njoftohet, “roboti i sigurisë” po ashtu do të monitorojë nëse haxhilerët dhe zyrtarët që punojnë në Qabe respektojnë masat mbrojtëse që duhet të ndiqen, do të masë temperaturën, do të vëzhgojë nëse mbahen maskat dhe do të dezinfektojë zonën vazhdimisht.

Arabia Saudite njoftoi më 12 korrik futjen në përdorim të aplikacionit “karta inteligjente”, i cili do të ofrojë shërbime të ndryshme si udhëzime dhe organizime për haxhilerët.

Më 12 qershor, Ministria saudite e Haxhit dhe Umres njoftoi kufizimin e Haxhit në 60 mijë haxhilerë, duke pranuar vetëm persona që jetojnë brenda territorit të Arabisë Saudite dhe që nuk kanë sëmundje kronike.

Ky është kufizimi i dytë me radhë për shkak të pandemisë COVID-19, pasi vitin e kaluar po ashtu u pranua numër i kufizuar haxhilerësh dhe vetëm nga brenda./AA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here