6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Sot përkujtohet rënia e "Heroit të Popullit" Azem Galica (Bejta) i lindur...

Sot përkujtohet rënia e “Heroit të Popullit” Azem Galica (Bejta) i lindur në Galicë të Drenicës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton sot rënien e “Heroit të Popullit” Azem Galica (Bejta) i lindur në Galicë të Drenicës.


Ai shërbeu me trimat e shumtë kosovar në luftën për bashkimin e trojeve shqiptare kryesisht rreth viteve 1912-1924 në kryengritjet e Vilajetit të Kosovës. Azem Galica më së shumti operoi me çetën e tij të kaçakëve në territorin e Junikut ku krijoi atje një zonë neutrale e cila do të ishte një urë ndalimi e rezistencës serbe drejt territorit shqiptar.


Pjesëmarrës në dyluftime të ashpra karshi serbëve dhe trupave osmane, austro – hungareze, malazeze e bullgare. Trupat serbe për kohën e vlerësonin kapjen e tij me 100,000 dinarë. Ai si shumë patriotë të tjerë të kohës ishte pjesëmarrës i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës ku drejtonte operacione në funksion të Komitetit në rrafshin e Dukagjinit. Pjesë e çetës së tij ishte edhe bashkëshortja Qerime Radisheva apo siç njihet ndryshe Shote Galica. Bashkëluftëtarë të tjerë dhe miq të patriotit janë edhe figura të rëndësishme për kohën si Isa Boletini dhe Bajram Curri. Azemi ndërroi jetë gjatë dyluftimit në zonën e Drenicës, më 15 korrik 1924.


Në foto: Azem Galica dhe një letër personale dërguar Azemit mbi armatosjen e popullsisë me rastin e fillimit të luftës në kufirin Serbo – Hungarez.


Foto: AQSH. /Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farkiva.gov.al%2Fposts%2F4269153079795246&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments