Shkruan: Aleksander HASANAS

Prej kohës së perandorisë romake vjen një reliev nqa qyteti ynë i lashtë Lezha (Lisius) me paraqitjen e një hyjnie të Hënës, (Mēn),e shoqëruar me mbishkrimin përkushtimor: ‘ALFISIVSMEN’
Zyrtarisht për këtë mbishkrim kushtuar kësaj perëndie tepër të lashtë, gjejmë një përkufizim të tillë: “Në këtë reliev kemi të bëjmë me një hyjni lindore të Hënës “Mēn”
Pra cilës kulture i përket kjo hyjni e Hënës, e quajtur ‘Mēn=Hēn‘?
Mēn ishte një ‘Zot’ i cili zakonisht shfaqej me brirët e një gjysmëhëne që del pas shpatullave të tij dhe përshkruhej si zoti që kryeson muajt (hënor). – e prej aty kemi pikërisht edhe origjinën e emërtimit ‘Muaj’ në gjuhën shqipe, nga PAlb. Mēn =Muaj’ ashtu si edhe në ‘eng. Month’ dhe ‘gr. Mina’. – me llogarinë e një ‘Henë të plotë = një Muaj’.
(Shih foto-shkrimin mbi etimologjine e fjales se lashte shqipe ‘Muaj’ nga PAlb *Mēn)
Strabo e përshkruan “njeriun/hëne” si një zot lokal Phrygian ‘Mēn’ ndoshta e ndikuar nga hyjnia hënore Zoroastrian (grua) Mah, por gjinia e tij mashkullore duket se është për shkak të perëndisë së Hënës Mesopotamiane.
E këtu kemi një kundërshti; sepse “Brygianët ishin një popull më i moshuar sesa egjiptianët; dhe se gjuha e tyre ‘frigje’ ishte gjuha origjinale e burrave, e cila edhe në burimet «greke» ata shfaqen së pari nga Homeri në Iliadë, i cili i përmend ata si aleatë të Trojanëve që erdhën nga Ascania (Bithynia), në fillim të shekullit të 7 para Krishtit.
Mandej dimë se gjuha e tyre “Frigje ështe një gjuhë e folur në Iliri (Ballkan) dhe Anadoll, ku vërtetimet më të vjetra të shkrimeve të tyre i përkasin shek. të 8 para Krishtit.
Pra Gjuha frigje është një gjuhë ‘iliro-mesdhetare’ – madje e njohur shkencërisht si një gjuhë IE.
Mbishkrimi në këtë reliev flet pikërisht në këtë gjuhë pararendëse shqipe, dhe aty kemi të mbishkruar fjalinë e përbërë: ‘AL + FISIUS + MEN’ e cila vjen me kuptimin:
1) – Al = ALLA- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të prejardhura, me rolin e një prapashtese por që vendoset në krye të fjalës, si p.sh; allafrënga, allaturka, allashqiptare, etj.
2) – pjesa e dytë e kësaj fjale vjen e qartë shënuar: FISIUS = FIS – një fjalë kjo me origjinë të lashtë me kuptimet e qarta prej shqipes e cila tregon pasardhësit e gjinisë, filizat e rinjë, ajo që, vjen del la, le {lind} mbin; sipër ’bi ~ mbi, mbin, (m)bi la; vila/fila – fili, filli, (ringjallje fillese) ku ‘l = j’ e mandej kemi: Fil = fij, ‘fijan = foshnjë’ pasardhës, ‘bi-s / fi-s’, – filis i ri.
Sepse shqipja ruan ende sot në formën më fillestare të dyja format e njohura mbi emërtimet e pasardhësit, ashtu sic mundemi të themi ‘Filan e fistek’ – sepse në të dy rastet, këto emërtime burojnë nga e folmja e proto-shqipes prej rrënjës të saj *’Bi = (m)bi, ‘bila/bija; bir’ – shih: E. Cabej mbi etimologjinë e fjalës shqipe “Bir”
Dialekti ynë Geg sjell në këtë rast fjalën: *fijan m, pi. fijane =>”fëmijë për t’u pagëzuar (foshnjë)”. Një formë e kishës Geg të Rom *filianus (MlKLOSICH Rom. Elemente 26; MEYER Wb. 104). 0 MEYER Lübke Gr. Grundriß 2 1 1039; PEDERSEN KZ XXXIII 536; MlHÄESCU REZULTATI IV / 1-2 15; HAARMANN 126; Çabej St. I 183; Laty Laty. 75, 126, 133.).
Ndërkohe në fjalorin e gjuhës shqipe gjejmë këtë përkufizim:
FIS m. Grup njerëzish që rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët; njerëz të një gjaku, farefis. Fis i hershëm. Fis i madh. Fisi i gruas (i burrit).
Fis i mirë. Fis shqiptari, i fisëm – fisnik.
Ende më i qartë na vjen ky kuptim duke lexuar përmbajtjen e fjalës shqipe:
FISKAJË f.
1. Fidan bime a druri; bisk i ri, filiz; thupër e hollë, fiskël. Fiskajë ahu. Ka nxjerrë fiskaja. I ra me fiskajë.
2. përd. mb. I hollë e i drejtë si bisk. E kishte vetullën fiskajë.
Pra nga çka lexuam duket më se e qartë se kjo fjalë “FIS” i takon shqipes – nga PAlb *BIS = FIS’
Ndaj në fjalorin e gjuhës shqipe gjejmë edhe këtë shpjegim: BIS pasth.
1- BIS – Përdoret për të kërkuar përsëritjen e një pjese të kënduar ose të luajtur në skenë. Thërres bis.
2. përd. mb. libr. Përdoret për të treguar që diçka del për së dyti, e #përsëritur. Faqe pesëmbëdhjetë bis.
Ende më bindëse bëhet ky përcaktim, duke njohur barazvlerën e (β = w /v / f ) dhe duke ju referuar etimologjisë së fjalës ‘Fis’ të cilën e gjejmë indetike edhe në Proto-Keltic *wissus {Bisus} = Fis’ shohim se kemi të bëjme me fjalën shqipe ‘bi-s’ = përsëritje ‘Bisk’ ajo që mbin *’bi të parin fis.
3) – Pjesa e tretë e kësaj fjalë të përbëre, pamë se aty kemi emërtimin e lashtë frygian, mbi perëndinë e Hënës quajtur ‘Mēn’ e njëjtë si në Tocarian ‘meñe’, apo tek etruskët ‘Meneswā; *Menerwā = (h)âna; Hëna’ përëndeshë etruske ‘Minerva’ e njohur prej shekullit të dytë para Krishtit, ekuivalente e perëndeshës Greke Athēna = Hēna; indetike me perëndeshën e lashtë sanskrite ‘ahâna’ ashtu si tek romakët ‘Di’Ana = Hana’, ku “Di” parafjalë e njohur latine, ose me vlerën e Zotit: Dio, ‘Dia Ana = Zonja/Perëndesha Hëna’.
I përmëndëm të gjitha këto për të vërejtur se emërtimet e mësipërme kanë për rrënjë dhe burojnë prej fjalës shqipe të dialektit Geg: Âna = Hâna; Hëna në toskërisht.
Ky ministudim vërteton edhe njëherë se Brygianet ishin popujt më të lashtë, banorë të brigjeve – e trojeve tona autoktone ‘iliro-shqiptare’ – pararendësit; Etrit tanë, të cilët zbritën në Anadoll rreth shekullit të 8~7 pes ndër trojet Trojane dhe krijuan aty Mbretërinë Frigje një nga më të fuqishmet të asaj periudhe, me në krye Mbretin e Artë e të mirënjohur MIDA.
Ps: Eshtë pikërisht emri i kësaj perëndeshe brigiano-shqipe ‘Mēn’ nga ku kemi fjalët e sotme në gegenisht: Mēn = Mēnt/d; Mëndje, i mënçur, mënçuri, me di, dije, meditim, mendim, etj., si këto si rezultat i kësaj perëndeshe hënore, perëndeshë e mënçurisë, dijes, diturisë, amë; mëm’ e urtë e gjithësisë. E jo vetëm kaq por këtu do gjejmë pastër fjalët e shqipes: Krahu i ‘Mēngjër’ i cili i përket Hënës (femrës/mëmës) dhe i Djathti; krahu i Zeusit/Dia, i Diellit/mashkullit Atit/Adam.
Aleksander Hasanas
Ref:
– Risi që lindin mbi petkun e së vjetrës – Gëzim Hoxha
– Minoan Origins of Athena By Virginia Hicks B.A. (Class.)
– Pre-Greek substrates vs irregular Greek/Paleo-Balkan forms and loans
– New Larousse Encyclopedia of MythologyIntroduction by Robert Graves CRESCENT BOOKSNEW Y
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Fig. nr. 2 – është thjeshtë për ilustrim reliev me Henen dhe Diellin brygian, por jo i gjetur në Lezhë.PR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here