Dëshira për të udhëtuar na bashkon të gjithëve pas muajve të mbylljes të imponuar nga pandemia, shkruan vanityfair.it.

Dhe kështu ndodh që të mahniteni nga ofertat e shumta që na arrijnë përmes kanaleve dixhitale që kemi si aplikacione, media sociale dhe e-mail.

Shumë prej tyre janë mashtrime të fshehura pas imazheve të vendeve të ëndrrave në të cilat mund të kaloni pushime me çmime shumë të ulëta.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga ”Revolut”, një kompani që ofron shërbime financiare dixhitale, 82% e mijëra të anketuarve thonë se preferojnë të përdorin një kartë ose telefon për të paguar, ku për 43% arsyeja kryesore për ta bërë këtë është shmangia e prekjes së parave të gatshme.

Shërbimet në lidhje me pushimet tona që blejmë në internet tani janë të shumta: nga akomodimi, te aeroplani, duke kaluar me qira të një makine, tani pothuajse gjithçka kalon nëpër faqet dhe aplikacionet.

Ja disa nga këshillat tona për të evituar mashtrimet kur prenotojmë online:

1 ) Nëse oferta është stratosferike

Është e rëndësishme të krahasohen ofertat që gjejmë në internet me kostot mesatare të agjencive të udhëtimit ose linjave ajrore në të njëjtat data. Nëse ndryshimi është i madh, mund të jetë një mashtrim.

2) Rezervimi i akomodimit

Platformat e rezervimeve të akomodimit ndalojnë kontaktin e drejtpërdrejtë jashtë sistemit të tyre për të parandaluar mashtruesit. Prandaj duhet të jeni dyshues nëse rastisni një reklamë në të cilën pronari ndan postën elektronike ose numrin e tij privat të telefonit përpara se të rezervoni. Gjithmonë përdorni sistemin e bisedës brenda platformës së rezervimit, të paktën si një pikë e parë e kontaktit.

3) Komente në internet

Ato janë gjithmonë një kontroll mbi besueshmërinë e realitetit që po konsideroni. Kushtojini vëmendje gjithashtu të shikoni datat e rishikimeve: ato të fundit kuptohet që kthejnë një fotografi më aktuale. Atëherë po, ekziston mundësia që mashtruesit mund të fshihen pas disa rishikimeve të rreme, por ka disa shenja treguese: jini të dyshues, për shembull, nëse lexoni një numër të madh vlerësimesh të ngjashme apo vlerësime negative.

4) Sistemi i pagesave

Mund të ndodhë që të gjeni një reklamë të rreme në një faqe të besuar. Nëse ai që klikuat në momentin e pagesës ju “nxjerr” jashtë faqes zyrtare të internetit, duke ju kërkuar për shembull të paguani me transfer bankar, diçka nuk është në rregull.

5) Rimbursimet për anulimin e udhëtimit

Anulimet e fluturimeve kanë qenë më të shpeshta muajt e fundit sesa do të donim. Një mundësi shtesë për mashtruesit që përfitojnë nga këto mundësi për të mashtruar klientët në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes postës elektronike dhe postimeve / njoftimeve në mediat sociale.

Bëni kujdes nëse ju kërkohet të paguani një tarifë paraprake për trajtimin e kërkesës për rimbursim, veçanërisht nëse procesi ridrejton në një faqe në internet ose nëse ju kërkohen detaje bankare përmes telefonit.

6) Kushtojini vëmendje logos

Ndodh që mashtruesit nuk janë në gjendje të riprodhojnë në mënyrë të përsosur imazhin e markave që duan të fshihen pas. Është e dobishme, në rast dyshimi, të konfirmoni vërtetësinë e logove duke krahasuar detajet me ato origjinale.

Për më tepër, operatorët seriozë të tureve janë zakonisht anëtarë të organizatave ose shoqatave të njohura profesionale që mund të kontrollohen lehtësisht në çdo motor kërkimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here