Vera sjell ditë më të gjata, mot më të ngrohtë dhe qëndrim më të gjatë jashtë. Sidoqoftë, ajo që mund të na prishë kënaqësinë e netëve të ngrohta të verës janë mushkonjat, veçanërisht nëse jeni alergjik ndaj pickimit të këtij insekti

Sipas Akademisë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë, kontakti me një mushkonjë duhet të zgjasë të paktën gjashtë sekonda që të shfaqet një flluskë klasike kruajtëse.

Dermatologia Valencia Thomas deklaron se është më mirë të merren masa të caktuara për të shmangur kontaktin sepse nuk mund të dini gjithmonë se si do të reagojë trupi juaj, shkruan The Healthy.

Thomas sugjeron të vishni rroba që mund t’ju mbrojnë nga mushkonjat, duke përfshirë bluza me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata. Lloji i ushqimit që ju hani gjithashtu mund të ndihmojë mushkonjat të ju shmangin. Një ushqim i tillë është hudhra.

Gjithashtu, përdorni sprej kundër mushkonjave dhe evitoni të kaloni shumë kohë atje ku jetojnë mushkonjat.

“Reagimi normal është skuqja që shfaqet disa minuta pas pickimit dhe mund të zgjasë deri në dhjetë ditë”, shpjegon Kara Wada nga Universiteti Shtetëror i Ohios.

Simptomat serioze përfshijnë flluska dhe gunga më të mëdha në trup dhe ënjtje më të theksuar. Shenja të tilla tregojnë se është një reaksion alergjik lokal që është shumë i rrallë.

Nuk ka asnjë provë për të përcaktuar nëse dikush është alergjik ndaj mushkonjave, por mjekët mund të monitorojnë vetëm gjendjen dhe simptomat.

Simptomat që tregojnë se jeni alergjik ndaj pickimit

Disa simptoma mund të tregojnë se një person mund të jetë alergjik ndaj pickimit të mushkonjave.

Skuqja – Një shfaqje e papritur e gungave të fryra, të kuqe të zbehtë që kruhen në vendin e pickimit ose në të gjithë trupin mund të tregojë një reaksion alergjik.

Ënjtje në zgavrën me gojë, në vetë buzët dhe në fyt – çdo ënjtje e papritur e fytyrës tregon një reaksion serioz alergjik.

Të përziera – Nëse ndiheni të përzier pas një pickimi, mund të jetë gjithashtu një shenjë se jeni alergjik, shkruan KP.

Marramendje – Nëse ndiheni të trullosur dhe nuk qëndroni dot në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta është një reaksion alergjik.

Ethet – nëse temperatura e trupit rritet papritmas, kjo është një shenjë që trupi juaj po lufton alergjitë.

Dhimbje koke – Nëse ndodh me simptoma të tjera, një dhimbje koke e rëndë që ndodh papritmas mund të nënkuptojë se keni një reaksion alergjik. / Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here