Ishte dimri fatal i vitit 1912, ku anija “Titanik” u përpals me një ajsberg në udhëtimin e parë  të tij, nga Southampton për në New York. Si pasojë e kësaj përplasje humbën jetën 1500 pasagjerë. Ata që i mbijetuan shkruajtën gjatë për këtë histori që nuk besoj se ka njeri që  së paku, se ka dëgjuar një herë në jetën e tij. Një ndër to ishte dhe Marion Wright, pasagjeria e klasit të dytë e cila një ditë pas tragjedisë i shkroi një letër të atit.

Ka bërë xhiron e mediat të huaja, letra e një pasagjereje të mbijetuar  të anijes më famëkeqe në histori.

Letra përshkruan ndjesitë dhe frikën së rese, asokohe 26 vjeçe, fill pas tragjedisë. Letra i drejtohej të atit dhe ishte 5 faqe e gjatë. Ndër të tjera, Marion tregonte në letër mënyrën sesi arriti të mbijetonte tragjedisë.

“Ishte e tmerrshme, unë nuk mendoj se do ta harroj kurrë. Unë pash turmat e njërzve kur ajo u copëzua dhe po fundosej me britmat  e mijëra njerëzve  në  bord.”

Ajo ishte në kabinën e saj kur anija u godit me ajsbergun në Atlantikun verior.

“Unë kam qënë në shtrat rreth 10 minuta kur dëgjova një përplasje të tmerrshme e cila e cila tronditi gjithë anijen dhe motori ndaloi. Vesha fustanin tim dhe një pallto të trashë, takova mikun tim dhe shkuam ne kuvertë për të gjetur arsyen e tronditjes.

Marion në letër nuk kalon pa përmendur mikun nga qyteti i saj i lindjes Yeovil, Somerset, Dr. Alfred Pain te cilin e takoi rastësisht ne bord por ishte ky i fundit që i shpetoi jetën duke e hipur në një varkë shpëtimi. Fatkeqësisht, ai ishte një nga ata që vdiq atë natë.

“Zemra ime shkon për të gjithë ata që janë mbytur.Alfredi ishte njeri kaq i mirë. Ai më shpëtoi jetën.” u shpreh ajo.

Letra e Wright u mbajt nga familjarët e saj asaj kohe dhe sot do të shitet në ankand, në 17 prill nga Henry Aldridge & Son of Devizes, Wilts dhe pritet që ajo të arrije vlerën 6000 paund. Marion Wright vdiq në Oregon në 1965 në moshën 80 vjeçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here