Beteja e Pandosia ishte një betejë mes fiseve ilire dhe fiseve italiane. Në vitin 333 p.e.s. Aleksandri (Leka) i parë i Epirit arrin me flotën e tij në Itali për të rritur territorin dhe pushtetin ilir atje. Por kush ishte Aleksandri i parë i Epirit? Aleksandri i parë i Epirit i njohur ndryshe si Aleksandri Molos lindi në 371 p.e.s. ishte i biri i mbretit Neoptolemen i parë. Aleksandri Molos ishte vëllai i Olimpias, mamaja e Aleksandrit të Madh. Gjithashtu një nga nipërit e tij ishte Pirro i Epirit. Pas i ati vdiq dhe motra e tij ishte martuar me mbretin Filip II i Maqedonisë, Aleksandri Molos u detyrua të jetonte që në moshë të vogël në oborrin e Filipit. Kur u rrit ai rimorri pushtetin në Epir gjatë viteve 342/3 p.e.s. me ndihmën e Filipit II. Në vitin 337 p.e.s. kur Olimpia hidhet posht nga i shoqi i saj, ajo shkoj te i vëllai dhe i kërkon ti shpallë luftë Filipit II, por Aleksandri nuk pranon. Por të rikthehemi tek betejat e tij në Itali. Me të mbërritur në Itali me flotën e tij ai fitoi beteja të një pas njëshme duke marrë qytete kryesisht nga Brutët dhe Lucianët (fise në Italinë e Jugut). Nga betejat e fituara ai arriti të pushtonte qytete si Heraclea, Sipontum, Cosentia, Terina dhe shumë të tjera, gjithashtu mori peng mbi 300 familje fisnike. Në vitin 331 p.e.s. Aleksandri i parë i Epirit me ushtrinë e tij u pozicionua pranë Pandosia-s që ishte në kufi me kundërshtarët e tij të betuar Brutët dhe Lucianët. Aleksandri kishte ndarë trupat e tij në 3 kodra por pas rreshjeve të vazhdueshme të shiut fushat u përmbytën dhe krijuan izolim mes kodrave. Në këtë pozitë Brutët dhe Lucianët i sulmuan 2 nga ushtritë e Aleksandrit duke e lënë vetëm këtë të fundit. Ata bllokuan dhe kodrën e fundit ku dhe ndodhej Aleksandri duke i dërguar mesazh që do ta kapnin të gjallë ose të vdekur. Aleksandri pas këtij mesazhi sulmoi Lucianët duke çarë rrethimin dhe duke vrarë komandantin e tyre dhe arriti të largohej. Por u befasua kur po largohej i preu rrugën një lum që quhej Acheron. Ky lum me këtë emër i ishte shfaqur dhe në ëndrra, ku vetë Zeusi i kishte thënë që Aleksandri i parë i Epirit do të vdiste në këtë lum…

Aleksandri mendonte se ky lum ndodhej në Epir dhe për sa kohë ishte në Itali mendonte se do të ishte më i sigurt por kuptoi se ishte gabuar. Forcat kundërshtare u afruan duke u detyrar të largohej u hodh në lum për të shpëtuar por aty u qëllua nga shtizat e Lucianëve dhe kështu ai gjete vdekjen. Me këtë humbje ushtarët e mbijetuar ilir u rikthyen në Epir, për të pritur që kohë më pas nipi i Aleksandrit të parë të Epirit, Pirro i Epirit të nisej në Itali me një forcë akoma më të madhe. /traditat, instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here