Doktor Bilal Golemi ishte një mjek veterinar, shkencëtar dhe atdhetar i shquar. Do të lindte në Golem të Kurveleshit. Babai i tij ishte fukara, ndaj në vitin 1906 do detyrohen të mërgojnë me gjithë familjen në Turqi dhe të vendosen në qytetin e Stambollit. Bilali kishte ruajtur në zemër bukuritë e Golemit, pa harruar gjuhën e nënës, vazhdoi shkollën fillore dhe të mesme.
Më 1923 kreu dhe shkollën e Veterinarisë Ushtarake dhe u diplomua mjek toger. Me shpenzimet e tij shkoi në Gjermani për specializim të lartë. Atje pati mundësi të qëndronte vetëm 4 muaj se shpenzimet e shkollimit ishin tepër të shtrenjta. Kaloi në Paris ku vazhdoi Institutin Pastuer, por nuk neglizhoi edhe profesionin e parë, veterinarinë.
Advertisement
recommended by
Mgid
Mgid
HERBEAUTY
At 9 Years Old, This Young Girl Dazzled The World Of Fashion
LEARN MORE→
Në Paris u njoh me shkencëtarë të famshëm. Atje u martua me një franceze fisnike. Por zemra i rrihte për atdheun e lindjes. Më 1928 u vendos në Shqipëri, bashkë me nusen franceze të shqiptarizuar. Zonja Nilyfer edhe shqipen dhe turqishten i fliste fare bukur. Kur erdhi Dr. Bilal Golemi për shërbim në Shqipëri. Ahmet Zogu ishte vetëshpallur “Mbret i shqiptarëve”.
Doktor Bilali nisi të shërbejë në lëmin e zooteknikës duke bërë hulumtime në këtë degë. Dr. Bilal Golemi, i brymosur në Turqinë qemaliste dhe i kalitur në Francë, si republikan, demokrat e laik, nuk pajtohej me qëndrimin feudal monarkist. Po dhe Ahmet Zogu kërkonte gjithmonë rastin për ta futur në grackë doktor Golemin. Doktori themeloi laboratorin bakterologjik-veterinar.
Mirëpo reaksionarët atë do ta përziejnë me lëvizjen e Vlorës më 1930. Gjykata zogiste do e dënojë doktorin me 101 vjet burgim. Golemi protestoi me grevë urie dhe nuk hoqi dorë nga pikëpamjet e tij demokratike. Regjimi i Zogut për shkak të presioneve të brendshme popullore e të jashtme, Dr. B. Golemin bashkë me disa shokë të tjerë si Dr. Tare Libohova etj, e fali më 13 shkurt 1935.
Shkencëtari, i sakatosur në mushkëri, shkoi prapë në Turqinë qemaliste, ku u prit me kënaqësi. Punën e nisi në “Hara” të Karaxhabejit afër Bursës, më pas shokët e tij e thirrën në Ankara. Klikoni lidhjen poshtë dhe shikoni fotot e arhivit të pazbuluara më parë.